Strugë/ Ata që shkelën rregullat u fjalosën edhe me policinë e përsëri nuk u arrestuan

Struga

Strugë/ Ata që shkelën rregullat u fjalosën edhe me policinë e përsëri nuk u arrestuan

Më: 11 maj 2020 Në ora: 13:12
Struga

Turma e njerëzve që shkelën vendimin për shmangie të tubimeve dhe mosrespektimin e distancës sociale në Strugë, nuk u janë bindur urdhrave të policisë. Qytetarët që shkelën rregullat kanë reaguar ndaj urdhrave të policisë që të mos bëhen pjesë e turmës, ndërsa pjesëtarët e policisë nuk kanë insistuar për shkak se janë frikësuar se mos qytetarët do të reagojnë më ashpër.

Sipas MPB-së, kjo është arsyeja që policia e Maqedonisë nuk morri masa për pengimin e tubimit masiv në Strugë në kohë pandemie.

Redaksia e Gazetës Express ditë më parë i adresoi Ministrisë së Punëve të Brendshme disa pyetje në lidhje me shkeljen e rregullës së distancës sociale nga ana e disa qytetarëve në Strugë. MPB-ja si përgjigje e ka dërguar një link që të shpie tek një shpjegim i publikuar nga vetë ministria më datë 08.05.2020, ku shpjegohet ngjarja.

Sipas MPB-së, Sektori i Punëve të Brendshme të Ohrit dhe Prokuroria Themelore Publike po heton se kush është përgjegjës për nxitjen e turmës.

Në shpjegimin e MPB-së që mund ta lexoni më poshtë, në një mënyrë ose tjetrën ministria tenton të arsyetojë turmën, duke krahasuar numrat e pjesëmarrësve me atë të vitit të kaluar, ku thuhet: Vlen të përmendet për dallim nga riti fetar i njëjtë i vitit të kaluar ku kishte rreth 10.000 besimtarë, këtë vit është regjistruar prezenca e rreth 300 besimtarëve.

Në vazhdim keni shpjegimin e plotë të Ministrisë së Punëve të Brendshme për shkeljen e rregullave në Strugë gjatë kohës së pandemisë.

“Në lidhje me manfestimin fetar ERODIJA-LITIJA, i cili mbrëmë nga ora 15 deri më ora 18:30 minuta u mbajt në Strugë, me rastin e festës “Shën Gjergji Fitimtari”, NJPB Strugë sipas masave protokolare të sigurisë i ndërmori të gjitha masat e nevojshme të sigurisë dhe veproi në pajtim me masat dhe protokolet e Qeverisë për mbrojtjen e popullatës nga virusi Kovid 19. Para fillimit të manifestimit NJPB Strugë ndërmori masa preventive të cilat kishin për qëllim respekimin e përpiktë të masave të parapara për prevenim të rrezikut për shëndetin e qytetarëve të Strugës, bashkë me pjesëtarë tjerë të policisë u mbajt takim me përgjegjësit e kishës “Shën Gjorgji”, në Strugë, ku personit përgjegjës iu theksua nevoja se në mënyrë të përpiktë dhe me displinë duhet ti përmbahet rregullave dhe rekomandimeve të organeve shëndetësore dhe masave të Qeverisë për mbrojtje nga infektimi nga virusi Korona dhe gjatë kryerjes së shërbimeve fetare dhe të aktiviteteve tjera gjatë kësaj ceremonie, njerëzit fetar dhe të tjerët, rreptësisht tu përmbahen dispozitave për ruajtjen e distancës sociale. Përgjegjësi i kishës, i njoftoi përfaqësuesit e policisë se me kohë do ti informojë për të gjitha aktivitetet e planifikuara para dhe gjatë kohës së mbajtjes të këtij manifestimi fetar dhe theksoi se ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me KOM- OA-në. Poashtu përgjegjësi i kishës njoftoi se, në pajtim me masat preventive, ky rit fetar do të përbëhet vetëm nga personat fetar dhe murgjit, pa prezencë të personave tjerë gjatë lëvizjes. Me qëllim të zhvillimit të ngjarjes fetare në mënyrë të sigurtë dhe pa pengesa eventuale, NJPB Strugë përgatiti plan operativ dhe në pajtim me të njëjtin, më datën 07.05.2020, realizoi sigurim fizik të pjesës më të gjerë të kishës “Shën Gjorgji”, në oborrin e së cilës janë vërejtur një grup më i vogël i besimtarëve të cilët kishin maska mbrojtëse dhe mbanin distancën e duhur. Gjatë lëvizjes me rastin e këtij riti fetar drejt kejit dhe shëtitores, nga rrugët dytësore dhe nga oborret e shtëpive private, rreth orës 17:30 minuta, nëpunësit policorë vërejtën lëvizje dhe kyçje të grupeve të besimtarëve.

Edhe pse, kishte përpjekje të nëpunësve policorë të pengohet kyçja e tyre në këtë përcjellje ata hasën në mosaprovim dhe në reagim verbal të qytetarëve, kjo dukuri nuk ishte e mundur plotësisht të pengohet me intervenim më rigoroz policor për shkak të ekzistimit të mundësisë të reagimit më të ashpër të besimtaëve dhe eskalim të situatës.

Vlen të përmendet për dallim nga riti fetar i njëjtë i vitit të kaluar ku kishte rreth 10.000 besimtarë, këtë vit është regjistruar prezenca e rreth 300 besimtarëve.

NJPB Strugë, masat e mëtutjeshme për zbardhjen e plotë të rastit e realizon në koordinim me kompetentët PTHP-së kurse njëra nga detyrat e para është takim me kompetentët e kishës “Shën Gjorgji” me qëllim identifikim të organizatorëve eventual të kyçjes së papritur dhe të pa paralajmëruar të grupeve të besimtarëve për çka do të ketë fletëdenoncime përkatëse. Në zbardhjen e rastit, në tërësi është i kyçur Departamenti për Kontrollë të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarte Profesionale” thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat