Merko injoron OJQ-të: Në Strugë nuk ka ndërtime pa leje - Bota Sot
Merko injoron OJQ-të: Në Strugë nuk ka ndërtime pa leje

Struga

Merko injoron OJQ-të: Në Strugë nuk ka ndërtime pa leje

Më: 20 maj 2020 Në ora: 15:34
Ramiz Merko

Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko nuk e pranon propozimin e Komisionit Kundër Korrupsionit, që kompetencat për prishjen e objekteve pa leje të kalojnë në Qeveri. Ai thotë se gjithçka që është ndërtuar në Strugë është e ligjshme.

Ne do t’u themi të ndërtojnë edhe më shumë, e jo të prishin. Qeveria do të reagojë siç themi ne. Me siguri ata duhet ta thonë këtë, sepse ne jemi një vetëqeverisja lokale. Faleminderit Zotit, kur vjen pranvera, të gjithë duhet të bëjnë rindërtime, ti rregullojnë koncesionet, ti rregullojnë dhe lyejnë objektet. Për këto çështje që ju dhe ata OJQ që janë në Ohër, na sulmojnë, neve edhe as që na i intereson – tha Ramiz Merko-Kryetar i Komunës së Strugës.

Merko e bëri deklaratën pas një takimi me Ministrin e Ekonomisë dhe hotelierët, por Bekteshi nuk pa të arsyeshme të replikojë ndaj qëndrimeve të Merkos. Përkundër pretendimit të Merkos se nuk ka objekte pa leje në Strugë, statistikat në komunë thonë se janë dorëzuar 3,300 kërkesa për të njëjtin numër objektesh të ndërtuara pa leje. Ndërtimet pa leje nuk u diskutuan në mbledhjen e sotme. Tema ishte sezoni turistik.

Shpresa jonë është te mysafirët vendas. Nëse e dimë se në Ohër dhe Strugë ata kanë bërë më shumë se një milion prenotime, le të vijnë 80% e tyre gjatë verës, kjo është 400,000 netë -u shpreh Kërste Blazheski-Kryetar i HOTAM.

Nga HOTAM njoftojnë se së shpejti do të kërkojnë një pako të katërt të masave nga Qeveria për zbutjen e pasojave nga kriza.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat