Çulev: Ende nuk ka përfunduar procedura hetimore për liturgjinë në Strugë

Struga

Çulev: Ende nuk ka përfunduar procedura hetimore për liturgjinë në Strugë

Më: 28 maj 2020 Në ora: 14:56
Foto Ilustrim

Pjesëmarrësit në liturgjinë në Strugë janë thirrur në bisedë informuese dhe u janë përgatitur edhe parashtresa adekuate nga Prokuroria Publike, njoftoi sot Ministri i Brendshëm Naqe Çulev.

“Sektori për Punë të Brendshme në Ohër punon në koordinim me Prokurorinë Publike, personat janë identifikuar, janë thirrur, u janë përgatitur edhe kallëzime penale nga ana e Prokurorisë.

Po zhvillohen bisedime edhe me drejtuesin e departamentit të punëve të brendshme në Strugë dhe Ohër, me inspektorët kujdestarë dhe me pjesëtarët e uniformuar të policisë, përfshirë departamentin e policisë jo të uniformuar, në mënyrë që kur të përfundojë e gjithë procedura”, ka deklarur Çulev.

Ai shtoi se posa të përfundojë procedura, ai do të informojë publikun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat