Ohër-Strugë, koncesionerët të pakënaqur nga protokollet për plazhet

Struga

Ohër-Strugë, koncesionerët të pakënaqur nga protokollet për plazhet

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 15:32
Foto Ilustrim

Protokollet me të cilat rregullohet puna e plazheve i gjetën koncesionerët të papërgatitur. Thonë se protokollet janë miratuar shumë vonë, në mes të sezonit të verës dhe se në to ka shumë gjëra të palogjikshme që në praktikë janë të pazbatueshme. Përveç mbajtjes së domosdoshme të distancës prej 1.5 deri 2 metra, distancë e njëjtë parashihet edhe gjatë larjes në liqen. Përveç të punësuarve, edhe vizitorët do duhet të mbajnë pajisje për mbrojtje personale, ndërsa i kufizuar është edhe numri i mysafirëve në plazh. Më së shumti 50 deri 100 metra katror.

Ne mund të kujdesemi për shazllonet nëpër plazhe, për distancën nuk ka kurrfarë problemi. Por, për distancën në ujë, sa njerëz dhe sa afër njëri tjetrit do jenë në ujë, nuk e di sa mund të jemi ne të sigurt në këtë!”-tha Ana Jançeva, menxhere e hotelit.

Koncesionerët e plazheve thonë se ata nuk janë inspektorë që t’u thonë mysafirëve të mbajnë pajisje për mbrojtje.

Edhe pse sot në plazhet e Strugës nuk kishte shumë njerëz, ajo që e vërejtëm është se kishte grupime të disa njerëzve në një vend, askush nuk kishte maska, ndërsa në varkat me pedale që lundronin në liqe kishin hipur më shumë njerëz. Përveç masave të përmendura ka edhe masa të tjera, çadrat duhet të jenë larg njëra tjetrës nga 4 metra, ndërsa shazllonet patjetër do duhet të dezinfektohen. Çdo vizitor do duhet mbi to të shtrojë peshqir.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat