Qendra për menaxhim me kriza ndau mirënjohje për Kryetarin

Struga

Qendra për menaxhim me kriza ndau mirënjohje për Kryetarin

Më: 8 tetor 2020 Në ora: 15:15
Pamje nga takimi

Sot, në hapësirat e Komunës së Strugës shefi i kabinetit, Dashmir Nasufi priti në takim shefin e kabintetit të drejtorit të Qendrës për menaxhim me kriza  Ferik Beluli dhe pranoi mirënjohje në emër të Kryetarit Merko.

Beluli tha se Qendra për menaxhim me kriza falënderon Komunën e Strugës, e në veçanti Kryetarin Ramis Merko për bashkëpunimin dhe punën e palodhshme deri më tani si dhe për kontributin e dhënë si Kryetar i shtabit komunal për parandalim dhe menaxhim të përhapjes së virusit KOVID 19 në territorin e Komunës së Strugës.

Shefi i kabinetit të kryetarit të Komunës së Strugës, Nasufi, poashtu shprehu faleminderim për bashkëpunimin e ndërsjellë, sidomos në menaxhimin e kësaj situate kaq të vështire dhe potencoi se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe me tutje sepse lufta me KOVID 19 nuk ka përfunduar ende.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat