Komuna e Strugës nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me Bashkësinë Mat dhe Institutin Adriapol

Struga

Komuna e Strugës nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me Bashkësinë Mat dhe Institutin Adriapol

Më: 15 tetor 2020 Në ora: 16:13
Komuna e Strugës nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me Bashkësinë Mat dhe Institutin Adriapol

Sot, shefi i kabintetit të kryetarit z. Dashmir Nasufi dhe Kryetari i Këshillit të Komunës së Strugës z. Resul Kaba në mbështetje të Kryetarit Merko pritën në takim Kryetarin e Bashkësisë së Matit z. Agron Malaj dhe përfaqësues të Institutit Adriapol për të nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi për zbatimin e Projektit IPA Interreg “Promovimi i transportit të Qëndrueshëm dhe përmirësimi i infrastrukturës publikе”.

Qëllimi kryesor i projektit do të jetë krijimi i stacioneve për mjetet e transportit ( 2 terminaleve) me qëllim promovimin e turizmit meqënëse zonat në fjalë kanë potenciale kulturore dhe natyrore si dhe për lëvizje të lirë të qytetarëve e sidomos studentëve që udhëtojnë nga Burreli për në Strugë.

Shefi i kabinetit z. Nasufi dhe Kryetari i Këshillit z. Kaba shprehën falenderim ndaj kryetarit Agron Malaj dhe Institutit Adriapol për mundësinë dhe bashkëpunimin i cili do të jetë në dobi të qytetarëve të të dy komunave.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat