Përgatitje para hapjes zyrtare të sezonit në Livadhishte në Strugë

Struga

Përgatitje para hapjes zyrtare të sezonit në Livadhishte në Strugë

Më: 8 maj 2021 Në ora: 20:43
Foto ilustrim

Një pamje krejt ndryshe, një punë e cila ka nisur prej nga ardhja në detyrë drejtor tek Elem Turs, duke marr me shumë seriozitet punët për t’ia kthyer pamjen e vendit turistik pikërisht pushimores në Livadhishte të Strugës.

Drejtori i Elem Turs, Adem Avziu tashmë ka bërë të ditur se edhe pak kohë fillon sezoni turistikë dhe se ato janë gati për këtë sezon duke bërë edhe përgatitjet përfundimtare.

“Me përkushtimin më të madh jemi angazhuar që këtij kampi t’i kthehet shkëlqimi me riparimin e defekteve potenciale, pastrimin dhe sjelljen e risive të tjera.

Do të jemi në gjendje gatishmërie gjatë tërë sezonit për të krijuar kushte më të mira për të gjithë vizitorët duke krijuar një vend ideal për t’i kaluar pushimet verore”, kështu ka deklaruar Adem Avziu, drejtor i Elem Turs.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat