Digjet një sipërfaqe prej 400 metra kallam në Strugë

Struga

Digjet një sipërfaqe prej 400 metra kallam në Strugë

Më: 14 shkurt 2022 Në ora: 15:45
Foto ilustrim

Rreth 400 metra katrorë kallam janë djegur në ujërat e liqenit të Ohrit në afërsi të Qendrës së Skautizmit në Strugë, njoftojnë nga SPB-Ohër.

Zëdhënësi Stefan Dimoski ka bërë të ditur se zjarri është raportuar në polici 46 minuta pas mesnatës së 13 shkurtit. Zjarri është shuar me ndërhyrjen e Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve nga Struga.

“Në Sektorin për kontroll të brendshëm – Strugë, dje në orën 00:46 është raportuar se në ujërat e Liqenit të Ohrit, në afërsi të Qendrës së Skautizmit në Strugë, ka shpërthyer zjarri në kallamet, nga ku nuk ka të lënduar”, tha Dimoski.

Me urdhër të Prokurorit Publik në vendin e ngjarjes janë bërë hetime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat