Arrestohet një spanjoll në Strugë

Struga

Arrestohet një spanjoll në Strugë

Më: 5 prill 2022 Në ora: 16:50
Ilustrim

Një banore tridhjetë e dy vjeçare ngs Spanja, e kërkuar me urdhërarrest nga Interpoli, dje është gjetur në një hotel në Strugë, njoftoi SPB Ohër.

Sipas informacionit të zëdhënësit Stefan Dimoski, nëpunësit policor nga stacioni policor Strugë dhe Sektori për bashkëpunim policor ndërkombëtar e kanë gjetur K.M.T. e cila pas bisedës së realizuar ka theksuar se pa pëlqimin  e saj është mbajtur e mbyllur në një dhomë të hotelit.

“Në Strugë ka arritur përmes Tiranës pas marrëveshjes paraprake me Sh.S.(29) nga fshati Radolishta të Strugës pas së cilës Sh.S. pa pëlqimin e saj disa ditë e ka mbajtur në  dhomë të një hoteli në Strugë dhe e ka detyruar në marrëdhënie seksuale. Mbrëmë në orën 21:30 minuta në stacionin policor-Strugë është arrestuar Sh.S. dhe me të është realizuar bisedë zyrtare”, deklaroi sot Dimoski.

Për rastin, shtoi, është njoftuar Prokurori publik dhe pas zbardhjes së plotë do të ngritet padi përkatëse.

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat