Jetëshkrimi i Xha Brankos, shqiptarit ortodoks promovohet në Strugë

Struga

Jetëshkrimi i Xha Brankos, shqiptarit ortodoks promovohet në Strugë

Më: 25 shtator 2016 Në ora: 08:55
provimi i librit ‘’Reka e Epërme dhe fshati Kicinicë’’

Në Strugë, në Teatrin Poshka, në prezencën e dhjetra dashmirëve të librit dhe veprës së Branko Manojloskit  u bë provimi i librit ‘’Reka e Epërme dhe fshati Kicinicë’’.Duhet thënë se  ky takim përvec se  shërbeu si piktakim për njërëzit e kulturës bëri bashkë të gjithë spektrin politikë të Strugës ku përvec kryetarit të Komunës Ziadin Sela ,prezentë ishte dhe zv/ministri i Transportit Faton Pollozhani  ,zv/sekretari i qeverisë Tahir Hani kryetari i Shoqatës së ish të Burgosurëve Politikë Shpëtim Pollozhani  si  dhe personalitete të tjera.Në fjalën e tij kryetari i Komunës së Strugës Ziadin Sela potencoi se xha Brankoja është si në shtëpinë e tij në Strugë dhe është gjithmon i mirëseardhur.’’Struga është më e ngrohtë më e mirë më e plotë kur edhe ju jeni prezentë këtu .Cdo herë e themn se jam kryetar i i një komune që bashkon dy trungje të kombit shqiptar që janë gegët dhe toskët .Sot kemi nderin që të promovojmë këtu në Strugë për një libër që flet për një trung po aq të rëndësishëm të shqiptarëve që janë shqiptarët ortodoksë.U tha rilindasi i Rekës së Epërme jo xha Brankoja llogaritet në rilindasit shqiptar i të njëtit nivel që ishin para 150 vjetësh rilindasit shqiptar ‘’nënvizoi  Ziadin Sela.

Me fjalë rasti u prezantua dhe redaktori i librit Driton Zenku si dhe u lexua referati i recenzentes Arjeta Kadriu.

Ndërkohë në fjalën e tij autori i librit ‘’Reka e Epërme dhe fshati Kicnicë’’ Branko Manajloski ,nënvizoi se shqiptarët e Rekës janë shqiptarët më të pastër kjo edhe si rezultat i specifikës gjeografike të vendbanimeve të tyre.’’Përpara jush keni një as shqiptar me emër pak të përzier por me zemrën me kryen dhe me shpirtin është shqiptar .Shum lehtë është ta them këtë fjalë sepse shqip kemi folur me mijëra  vjet ashtu sic mbjanë ment rekanët.Reka e Epërme është si muze vendi me shqiptarët më të pastër sepse ishte në mal dhe e ndar nga civilizimi’’përfundoi  Branko Manajloski.Po në këtë promovim Branko Manojloskit Nevzat Doko në emër të  Shoqatës së  Veteranëve të Arsimit Shqip  të Strugës dhe Ohrit i ndau një mirënjohje për kontributin e tij për ndërgjegjësimin e cështjes të shqiptarëve ortodoks në Maqedoni.Ndërkohë, në fund të këtij aktiviteti pjesmarrësit  vendosën një buqetë me lule në  bustin e Nënën Terezës në sheshin qëndro të Strugës që mban emrin e kësaj shenjtore shqiptare/Strugalajm

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat