Ky kandidat do ti dal ballë Selës në Strugë

Struga

Ky kandidat do ti dal ballë Selës në Strugë

Më: 13 gusht 2017 Në ora: 12:58
Ziadin Sela

Garë e fortë për zgjedhjet lokale pritet të zhvillohet edhe në qytetin e Strugës e tash që janë shpallur ato, partitë po bëjnë kalkulimet e fundit se me cilët kandidat do të prezantohen në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në mes të muajt tetorë të këtij viti, transmeton Zhurnal.mk

Struga, si një nga qytetet strategjike për faktin se është me shqiptarë dhe nuk duhet të shkojë në dorë të palës tjetër, gjithnjë ka qenë brengë e faktorit politik e disa herë është bërë dhe kompromis, mirë këtë herë duket se gara po bëhet e fuqishme edhe brenda subjekteve politike se kush do shkojë si kandidat deri në kryesinë qendrore.

BDI, dega në Strugë për kryetar komune ka dy kandidat potencial të cilët po shqyrtohen në degë për të vendosur se cilin propozim duhet të dërgojnë tek kryesia qendrore si kandidat për kryetar të komunës së Strugës.

Ndryshe, për kreun e komunës së Strugës dhe kandidatët e saj në BDI po bëhet luftë e madhe se kush do e nxjer kandidatin ndërsa po bëhen lobime të mëdha të ndara në disa grupe për të përfituar kandidaturën e tyre të preferuar.

Agjencia e lajmeve Zhurnal se mbështetjen dhe përkrahjen më të madhe për kandidaturë për kreun e komunës e ka Dr. Arsim Musa, drejtor aktual i spitalit të përgjithshëm në Strugë i cili është i propozuar nga më shumë se 10 nëndegë të qytetit të Strugës me rrethinë.

Ndërkohë që kandidati tjetër i përfolur për këtë post është dhe profesori universitar Ylber Sela, ligjërues tek UEJL në drejtimin shkencat politike.

Ndërkohë që sipas burimeve tona, Dr. Mentor Ibrahimi është propozim i degës për bartës liste nga 25 nëndegët e qytetit të Strugës nga rradhët e BDI-së.

E gjithë kjo si duket vjen nga pakënaqësitë që ka në degën e këtij qyteti e për të cilat dyshonet se shkaktar kryesorë është ish kryetari i komunës së Strugës, z. Ramiz Merko.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat