Lëvizja Besa ka kandidat të fuqishëm për Strugën, por ende kërkon koncensus

Struga

Lëvizja Besa ka kandidat të fuqishëm për Strugën, por ende kërkon koncensus

Më: 2 shtator 2017 Në ora: 09:41
Fatmir Dehari

Mungesa e unifikimit të partive politike shqiptare për Kërçovën mund të rrezikojë fitoren e kandidatit shqiptar. I pari që zyrtarizoi kandidaturën në këtë komunë është kryetari aktual dhe kuadri i BDI-së, Fatmir Dehari.

Nga Aleanca për Shqiptarët kanë thënë për Ina se nëse do të ketë një kandidat shqiptar, atëherë do të përkrahet ai, por dalja e dy tre kandidatëve do të vë në sprovë përkrahjen. Por deri tani kreu i ASH, Ziadin Sela ka thënë se për shkak të mospërçarjes do të përkrahin Fatmir Deharin, i cili i pari shpalli kandidaturën.

Por vështirë do të ketë përkrahje nga Lëvizja BESA, por edhe nga dy partitë e tjera RDK dhe Uniteti. BESA insiston për koncensus dhe një kuadër jopartiak, që do të ketë përkrahje të gjerë. Në të kundërtën BESA ka kandidatin e saj, që është dr.Lulzim Aliu, një figurë e respektuar në këtë komunë dhe që do të bëhet publike gjatë ditëve në vijim. Ai ushtron postin e anëtarit të kryesisë së Lëvizjes BESA dhe drejtues i Departamentit të Arsimit.


“Kërçovës i duhet një kandidat jo partiak, cili do të zgjidhet me konsensus të të gjithë faktorëve relevant të Kërçovës. Andaj ne shpresojmë që kësaj radhe në Kërçovë të përzgjidhet një kandidat për kryetar komune i cili është jo partiak, profesional, mirë i përgatitur, unifikues dhe i cili do ti lirojë kërçovarët nga frika e militantëve partiak, që vazhdimisht i kërcënojnë kërçovarët”, u shpreh Faton Fazliu, nga Lëvizja BESA.

Kryetari aktual i Kërçovës, Fatmir Dehari është i gatshëm ta pranojë sfidën, por thotë se vetëm shumica mund të përcaktojë se kush do të kandidojë për Kërçovën.

“Vazhdoj të qëndroj në parimin se vetëm vullneti shumicë i qytetareve ka të drejtë të përcaktojë kandidatin për Kërçovën. Nëse ndodh kështu atëherë mund që të përballem me sfidën e radhës…! Teket e individëve apo grupimeve të ndryshme për mendimin tim janë joparimore dhe në dëm të kauzës dhe te ardhmes së qytetit tonë”, theksoi ditë më parë për TV21, Fatmir Dehari nga BDI.

Nga partitë maqedonase deri tani heshtje për Kërçovën dhe nuk ka asnjë kandidat. Deri tani LSDM nuk ka bërë të ditur se do të përkrahë një kandidat të vetëm, qoftë nëse ai del nga VMRO-DPMNE. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat