Sela: Nuk shqetësohem aspak për kandidaturën e Ramiz Merkos në Strugë

Struga

Sela: Nuk shqetësohem aspak për kandidaturën e Ramiz Merkos në Strugë

Më: 6 tetor 2017 Në ora: 00:57
Maqedonia

Aleanca për Shqiptarët sonte tubimin  qendror e zhvilloi në Zhitoshë të Prilepit, ku lideri i kësaj partie Ziadin Sela u bëri thirrje të gjitha bashkësive etnike, si boshnjakët, turqit dhe bashkësitë e tjera pakicë, që të mbështesin partitë shqiptare, pasi sipas tij me këtë do të përkrahin avancimin e të drejtave të tyre etnike.

Sela nga Zhitosha nuk la pa kritikuar BDI-në e cila sipas tij ka dështuar me procesin e decentralizimit, sepse me këtë i ka dëmtuar komunat shqiptare.

Sela nuk la pa përmendur edhe 27 prillin, duke thënë se kur u zgjodh kryetari i Kuvendit shqiptar, aty ishte ai e nuk ishin Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi.

Lidhur me kandidaturën e Ramiz Merkos së BDI-së për Strugën, Seloa tha se nuk shqetësohet për këtë sepse sipas tij, kandidatura e Merkos nuk është shqiptare.

“Aspak nuk shqetësohem se pse ka nxjerrë kandidat BDI-ja atje në Strugë, sepse ai mund të jetë gjithçka veç kandidaturë shqiptarë s’është. Dhe shqiptarët në Strugë do të dinë ta vlerësojnë birin e tyre dhe kandidatin shqiptar”, deklaroi më tej Sela.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat