Trajnim ndërkombëtar për tolerancë kulturore në Strugë

Struga

Trajnim ndërkombëtar për tolerancë kulturore në Strugë

Më: 5 nëntor 2017 Në ora: 14:11
Strugë

Gjithsej 29 gazetarë, punëtorë socialë dhe për të rinj nga Maqedonia, Danimarka, Bullgaria, Greqia, Lituania, Spanja, Sllovakia dhe Italia marrin pjesë në trajnimin shtatë ditor “Edukimi mediatik”: hap drejt shoqërisë përfshirëse” që do të mbahet në Strugë deri më 7 nëntor.

Organizatorë të trajnimit janë Qendra vullnetare Shkup dhe Qendra evropiane për media të bashkësive Arhus nga Danimarka, me përkrahje të Agjencisë kombëtare daneze për programin “Erasmus plus” nga KE.

Qëllimi i këtij trajnimi, sipas organizatorëve, është krijimi i tolerancës më të madhe ndaj dallimeve kulturore në Evropë, si dhe krijim të qasjes kritike ndaj produkteve propagandistike të mediave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat