Strugë, Këshilli komunal zyrtarizon gjuhën shqipe - Bota Sot
Strugë, Këshilli komunal zyrtarizon gjuhën shqipe

Struga

Strugë, Këshilli komunal zyrtarizon gjuhën shqipe

Më: 27 shkurt 2018 Në ora: 16:24
Ilustrim

Me shumicë votash dhe me parimin e badinterit, shumica e këshilltarëve në Strugë miratuan statutin e ri të Komunës, në të cilin gjuha shqipe u shënua si gjuhë zyrtare në këtë qytet. Me ndryshimin e ri, frazës “gjuha të cilën e flasin të paktën 20% e popullatës”, i shtohet “gjuha shqipe”. Këshilltarët e Aleancës kërkuan që nga statuti të largohet pjesë e 20 për qindëshit dhe të mbetet vetëm fraza “gjuha shqipe”.

Këshilltarët e VMRO DPMNE-së kundërshtuan këto ndryshime duke i cilësuar si antikushtetuese. Ata paralajmëruan se neni 7 i statutit shumë shpejtë do të ankimohet para Gjykatës kushtetuese.

"Me këtë statut përjashtohet mundësia e përdorimit të gjuhëve të bashkësive tjera etnike, nëse ata janë të përfaqësuar me mbi 20% në komunën e Strugës", tha këshilltari i VMRO-DPMNE-së Alen Dereban.

"Ne i bëjmë thirrje VMRO-DPMNE-së të parashtrojnë ankesa edhe për statutet e komunave tjera ku pikërisht këshilltarët e partisë së tyre kanë votuar për statutet në ato komuna", tha këshilltarja e LSDM-së Nikolina Velkovska.

Kreu i komunës së Strugës, Ramiz Merko tha se miratimi i statutit dhe barazimi i maqedonishtes dhe shqipes në Strugë është rezultat i klimës së përmirësuar politike në nivel lokal.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test