Strugë, sektori i turizmit kërkon ndryshime - Bota Sot
Strugë, sektori i turizmit kërkon ndryshime

Struga

Strugë, sektori i turizmit kërkon ndryshime

Më: 8 mars 2018 Në ora: 21:27
Strugë

Ulje të konkurrencës jolojale, ndërprerje të agjencive me një person, përmirësim të infrastrukturës, rritje drastike të kontrolleve, janë vetëm disa nga kërkesat e punonjësve turistik në prag të sezonit të ri. Në takimin me autoritetet lokale dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Ekonomisë është shqyrtuar mundësia e për ndryshime në ligjin për turizëm në të cilin do të përfshiheshin edhe vërejtjet e lartpërmendura.

Agjencitë turistike nuk pajtohen me propozimin për deponimin e rreth 200 mijë euro për marrjen e liçencës për hapjen e Agjencisë, duke shtuar se kjo do t’i rrit çmimet e prenotimeve. Është propozuar formimi i inspeksioneve turistike.

Nga Dikasteri i Ekonomisë thonë se të gjitha propozimet që mund të kenë ndikim pozitiv në përmirësimin e gjendjes së turizmit do të jen të pranueshme. Ndërkohë në prill priten ndryshimet e Ligjit të dorëzohen për shqyrtim në Qeveri.

Ndryshe, deri në fillim të sezonit turistik mbeten edhe tre muaj, edhe pse grupet e para të turistëve nga Holanda dhe Belgjika arrijnë në fillim të muajit maj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test