Komuna e Strugës e siguron deponinë nga djegia - Bota Sot
Komuna e Strugës e siguron deponinë nga djegia

Struga

E diel, 21 tetor 2018

Komuna e Strugës e siguron deponinë nga djegia

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 11:59
Strugë

Komuna e Strugës po i ndërmerr të gjithë masat për sigurim të deponisë nga djegia, që ishte problem i madh vitin e kaluar.

Në terren doli edhe kryetari i komunës Ramiz Merko, i cili theksoi se po investojnë përpjekje maksimale që të mos përsëritet problemi dhe të ndikojë në sezonin turistik.

"Po ndërmarrim masa që të jemi të sigurt se deponia është e sigurt dhe ky sezon turistik të pritet më ndryshe nga katër vitet e kaluara", deklaroi Merko.

Ai paralajmëroi se së shpejti do të vendoset në përdorim edhe pikë për grumbullim dhe përpunim të mbeturinave.

Struganët dhe mysafirët vitin e kaluar ishin dëshmitarë të tymit të dendur dhe aromës së pakëndshme që përhapej nëpër qytet nga deponia e djegur gjatë sezonit turistik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test