Mbyllet deponia e Strugës, mbulohet me rërë

Struga

Mbyllet deponia e Strugës, mbulohet me rërë

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 22:15
Ilustrim

Ka filluar mbulimi me rërë i mbeturinave në deponinë ekzistuese në Strugë dhe pritet që ata të konservohen. Në këtë mënyrë, shprehen autoritetet lokale, nuk do të lejohet ndezja e mëtejshme, sidomos gjatë verës. Për këtë qëllim, do të hidhen rreth 1000 kamionë rërë, pas çka në këtë lokacion më pas do të mbillet gjelbërim. Mbeturinat që tani përkohësisht do të dërgohet në deponinë Drislla në Shkup.

Por, edhe pse kryetari Merko paraprakisht premtoi se deri më 12 korrik do të ketë zgjidhje të plotë për problemin e deponimit të mbeturinës, një gjë e tillë nuk ndodhi. Edhe në opinionin politik në Strugë ekziston skepticizmi se do të ketë zgjidhje afatgjate, duke pasur parasysh premtimet e vazhdueshme dhe anulimet në periudhën e kaluar.

Megjithatë, nga komuna paralajmërojnë se së shpejti do të vihet në përdorim edhe pika për grumbullimin e mbeturinave dhe përpunimin e tyre, që gjendet në hyrje të deponisë aktuale duke thënë se ndërtimi ka përfunduar. Ndryshe, për momentin, në këtë deponi hidhen rreth 50 ton mbeturina në ditë. Verën e kaluar problemi me deponinë eskaloi kur thuajse çdo ditë kishte zjarr nga i cili përhapej tym i zi dhe aromë e keqe. 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat