Mbrojtësi dhe kapiteni i Laçit, Arlind Kurti, u vlerësua me çmimin “Lojtari i Ndeshjes” në duelin ndaj Vllaznisë, të përfunduar 0-0, në javën e 13-të në Superiore:
“Si fillim, duhet të bëj detyrën mbrojtëse, pastaj të ndihmoj në fazën ofensive. Pozicioni ideal është kur luaj me 3 mbrapa, jam më i sigurt. Normal që bëjmë stërvitje për goditjet nga larg.
Na mungon finalizimi në 16 metrat e fundit. Po punojmë shumë në stërvitje për të përmirësuar. Në futboll duhet të kesh edhe pak fat që të jemi më konkretë.
Ne do ia dalim deri në fund. Mos të harrojmë nisjen që patëm, pastaj na ra loja agresive. Eksperienca ndikon. Besoj se do ia dalim me kalimin e kohës dhe ndeshjeve. Futemi në fushë për ta fituar, por ka shumë episode.
E rëndësishme është të mos dalim pa pikë. Kemi luajtur shumë mirë, në fund nuk kemi marrë pikë. Duhet të falënderojmë edhe portierin, që na ka mbajtur në disa raste në lojë. Sot nuk kishim se çfarë humbnim”.