Rikthehet për 14 shkurt “Tri gra dhe Misugi”, Suela Bako: Një vepër që flet për dashurinë dhe pasionin - Bota Sot
Rikthehet për 14 shkurt “Tri gra dhe Misugi”, Suela Bako: Një vepër që flet për dashurinë dhe pasionin

Teatri

Rikthehet për 14 shkurt “Tri gra dhe Misugi”, Suela Bako: Një vepër që flet për dashurinë dhe pasionin

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 12:48
Pjesë nga shfaqja "Tri gra dhe Misugi"

Ata kanë mbi 15 vjet që janë bashkë si çift në jetë, por gjatë këtyre viteve kanë patur mundësinë të ndajnë edhe pasionin e profesionin e përbashkët për teatrin dhe kinematografinë. Çifti i njohur i aktorëve Suela Bako dhe Romir Zalla rikthejnë duke nisur nga nesër në Teatrin Eksperimental dramën “Tri gra dhe Misugi” , bazuar në novelën e famshme  “Çiftja” të shkrimtarit japonez Yasushi Inoue. E ftuar në emisionin “Rreze Dielli”, Bako e cila vjen në këtë shfaqje nën petkun e 3 grave japoneze tha se është një kënaqësi e madhe të risjellësh në teatër një vepër që flet për dashurinë dhe pasionin, e që për koinçidencë ngjitet në skenë pikërisht në 14 shkurt, ditën e të dashuruarve.

Problemi është që kështu qëlloi. Datat  që u vendosën janë të kësaj jave të shkurtit dhe javës tjetër të shkurtit. Është kënaqësi shumë e madhe kur ndan një vepër që flet vetëm për dashurinë dhe pasionin, qoftë edhe për këto dashuritë e pamundura , se kështu më pëlqen më shumë ti quaj sesa tradhëti, sepse fjala tradhëti është shumë e rëndë.

Suela Bako, aktore, regjisore

Ndërkaq i pyetur se si ndjehet nën petkun e bashkëshortit por dhe të dashurit në këtë shfaqje, Romir Zalla tha me humor se ai i dashnorit është “një rol” që nuk e ka provuar kurrë në jetën reale.

Me thënë të drejtën ka qenë shumë e vështirë për mua që të jem i dashuri sepse unë “i dashur” nuk kam qenë asnjëherë në jetë. Apo dashnor, pra “i dashur” në konceptin ilegal nuk kam qenë asnjëherë në jetë.

Në thelb të dramës, janë tri letra dërguar Misugit, një burri, që gjendet në mes të një trekëndëshi tragjik dashurie. E vendosur në kontekstin e ditëve të sotme, me tre personazhe: aktorja, regjisori dhe asistentja, pjesa zbërthehet me të njëjtën strukturë të shtresëzuar dhe me ngjyrimin dhe shijen e Orientit të largët. Vepra e cila pati premierën në 18 tetor të vitit të kaluar dhe është shfaqur tashmë dhe në Kosovë, rivjen në Tiranë në datat 14,15,16,17 dhe 18 shkurt për të vijuar në Teatrin Eksperimental sërish javën pasardhëse.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...