Shfaqjet e para të “Bylis” / 11 trupa do të ngjiten në skenë pas rikonstruksionit të teatrit në Fier

Teatri

Shfaqjet e para të “Bylis” / 11 trupa do të ngjiten në skenë pas rikonstruksionit të teatrit në Fier

Më: 1 maj 2019 Në ora: 13:33
Fier

Pas një periudhë të gjatë ndërprerjeje, teatri ” Bylis” i Fierit rikthehet me një projekt të ri të iniciuar nga bashkia.

Për inagurimin e teatrit të rikonstruktuar, bashkia filloi zbatimin e projektit “Për Teatrin” ku marrin pjesë 11 trupat më të mira të teatrore të trevave shqiptare. Ato do të performojnë nga 30 Prilli deri më 9 qershor.

Aktivitetin e ka hapur regjisori Gëzim Kame me dramën “Terror”. Interpretimi i aktorëve Viktor Zhusti, Yllka Mujo,dhe Eva Alikaj është duartrokitur ngrohtësisht nga artë-dashësit fierak.

Teatri ” Bylis” u rikonstruktua tërësisht me një investim që shkoi në 800 mijë euro. Në rikonstruksion janë përfshirë skena e re, një sallë bashkëkohore, fonia dhe akustika moderne si dhe kushte të mira për aktorët dhe publikun.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat