Aktori i njohur shqiptar; Im bir mban emrin e rolit tim më të dashur!

Teatri

Aktori i njohur shqiptar; Im bir mban emrin e rolit tim më të dashur!

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 16:11
Petrit Malaj

Aktori i njohur shqiptar Petrit Malaj ishte i ftuar këtë mëngjes në programin “Wake Up”, teksa foli për projektin e tij më të fundit “Vizita e Inspektorit”.

Duke falenderuar të gjithë kastin që merr pjesë në këtë shfaqje, Malaj u shpreh mjaft i kënaqur dhe u ndje i vlerësuar që është përzgjedhur si pjesë e aktorëve të pjesës teatrale, që  e riktheu aktorin pas 15 vitesh para spektatorëve të teatrit.

Më tej artisti rrëfeu rolin e tij më të dashur gjatë gjithë karrierës së tij si aktor, të cilin  Petriti e ka dashur aq shumë saqë djalit të tij i ka vënë pikërisht emrin e atij personazhi.

“Janë dy personazhe me të cilët unë jam jetuar fort edhe i mbaj brenda vetes, më me dashuri sesa të tjerët. Është Dart Skuraj tek filmi “Balada e Kurbinit”, të cilin e kam dashur shumë, aq sa edhe djalit tim të dytë i kam vënë emrin Dart.  Personazhi tjetër është  i doktorit në filmin “Kur hapen dyert e jetës”, rrëfeu aktori Malaj.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat