Për këtë shkak, numri i spektatorëve në teatër u përgjysmua këtë vit - Bota Sot
Për këtë shkak, numri i spektatorëve në teatër u përgjysmua këtë vit

Teatri

Për këtë shkak, numri i spektatorëve në teatër u përgjysmua këtë vit

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 06:56
Ilustrim

Numri i shfaqjeve kulturore gjithsej në tremujorin e tretë 2019 është 61, duke pësuar një rënie prej 11,6%, në krahasim me tremujorin e tretë 2018. Në institucionet qëndrore teartit dhe kulturës, në tremujorin e tretë të vitit 2019, janë organizuar 11premiera, një premierë më shumë, në krahasim me tremujorin e tretë 2018. Në tremujorin e tretë 2019, numri i spektatorëve është 12.558, duke pësuar rënie me 54,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Pjesëmarrja mesatare në tremujorin e tretë 2019 është 206 spektatorë për shfaqje, nga 401 spektatorë të rezultuar në tremujorin e tretë 2018.

Institucionet qendrore të artit dhe kulturës

Në tremujorin e tretë 2019, Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë është institucioni që ka realizuar numrin më të lartë të shfaqjeve gjithsej, me 30 të tilla, 14 shfaqje më shumë, krahasuar me tremujorin e tretë 2018. Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor ka realizuar numrin më të lartë të premierave, 6 premiera, një më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në tremujorin e tretë 2019, Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor për arsye rikonstruksioni ka dhënë shumë shfaqje të hapura. Ndërkohë tabela e spektatorëve përfshin vetëm spektatorët në shfaqje të mbyllura.

Për shkak të mungesës së shfaqjeve në Teatrin Kombëtar, pjesëmarrja mesatare e spektatorëve për shfaqje, në të gjithë institucionet kulturore, gjatë tremujorit të tretë të 2019 ka pësuar një rënie në masën 48,6%, krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë.

Numri i vizitorëve gjithsej në muze, kala dhe parqe arkeologjike, në tremujorin e tretë 2019 është 518.365 vizitorë, duke shënuar një rritje me 8,9%, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit të kaluar. Nga totali i vizitorëve në institucionet e trashëgimisë kulturore, 129.354 janë vizitorë në muze, 162.429 vizitorë në kala e monumente të tjera dhe 226.582 janë vizitorë në parqe arkeologjike. Në tremujorin e tretë të 2019, numri i vizitorëve gjithsej të huaj në muze, kala dhe parqe arkeologjike ishte 316.835, duke shënuar një rritje me 6,0%, krahasuar me tremujorin e tretë 2018. Gjatë tremujorit të tretë të 2019, në të gjithë institucionet e trashëgimisë kulturore vihet re një përqindje më e lartë e vizitorëve të huaj, krahasuar me vizitorët vendas.

Biblioteka Kombëtare

Në tremujorin e tretë të 2019, numri i shërbimeve të njësive bibliotekare është 27.590 njësi, 25,6% më shumë, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2018. Në tremujorin e tretë të 2019, numri i frekuentuesve në Bibliotekën Kombëtare është 32.435, pothuajse dyfish më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Në Bibliotekën Kombëtare, në tremujorin e tretë të 2019 janë afishuar 544 tituj të rinj dhe 1.708 ekzemplarë të rinj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat