Teatri ‘Metropol’ në Tiranë nis shfaqjet “online”

Teatri

Teatri ‘Metropol’ në Tiranë nis shfaqjet “online”

Më: 27 prill 2020 Në ora: 14:06
Foto Ilustrim

Teatri ‘Metropol’ vjen çdo fundjavë në çdo shtëpi, për të gjithë familjen. E nis këtë të shtunë me dy shfaqjet e para.

Për të rriturit vjen “Rrajët lëvizin”, bazuar në veprën e Ernest Koliqit dhe regji nga Rozi Kostani, sjellë në skenë më herët në festivalin e dramës shqipe “MetroFest” në Teatrin Metropol të Qendra Kulturore Tirana.

Ditën e diel, në orën 11:00, për fëmijët do të transmetohet shfaqja “Tullumbaci i kuq”, me autor Barry Kornhauser, me regji nga Roerd Toçe dhe interpretim nga Erdet Miraka. Metropol ju fton kështu në dy takime virtuale me skenën teatrale, të shtunën duke menduar për të rriturit, dhe të dielën për të vegjlit.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat