​Teatrot në Kosovë reagojnë ndaj shembjes së teatrit në Tiranë anulojnë shfaqjen “Skënderbeu”

Teatri

​Teatrot në Kosovë reagojnë ndaj shembjes së teatrit në Tiranë anulojnë shfaqjen “Skënderbeu”

Më: 17 maj 2020 Në ora: 16:20
Ilustrim

Në shenjë solidarizimi kundër shembjes së ndërtesës së Teatrit Kombëtar në Tiranë, Teatri Kombëtar i Kosovës, Teatri i Gjilanit, Teatri “Hadi Shehu” - Gjakovë”, Teatri “Bekim Fehmiu” Prizren, Teatri “Adriana” - Ferizaj”, Teatri “Muharrem Qena” - Mitrovicë, Qendra Multimedia”, “Teatri Oda”, Teatri “Urban”, “Etno Teatri - Kukaj”, kanë anuluar shfaqjen "Skënderbeu ose dashuri dhe liri", e cila ka qenë e planifikuar në kuadër të kalendarit online/livestream.

“Teatri ka ekzistuar para nesh dhe do të ekzistojë përjetësisht”, thuhet në një njoftim për media.

Një aksion simbolik është paralajmëruar për sonte në Prishtinë, në shenjë solidariteti me protestat në Tiranë, pas shembjes së sotme të ndërtesës së Teatrit Kombëtar, me ç’rast 37 persona janë arrestuar pas përleshjeve me policinë.

“Europa Nostra” në mars të këtij viti ka vendosur ndërtesën e Teatrit Kombëtar të Tiranës në listën e shtatë objekteve më të rrezikuara në Evropë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat