Teatri Kombëtar si një Kalë i Trojës? Shpirti i Kombit kundër Demonit të Shtetit të Thellë - Bota Sot
Teatri Kombëtar si një Kalë i Trojës? Shpirti i Kombit kundër Demonit të Shtetit të Thellë

Teatri

Teatri Kombëtar si një Kalë i Trojës? Shpirti i Kombit kundër Demonit të Shtetit të Thellë

Nga: Kurt Gostentschnigg Më: 29 maj 2020 Në ora: 15:57
Kurt Gostentschnigg

A po zgjohet kombi shqiptar në Shpirtin e vet? Dy gjëra duhen theksuar që në fillim: së pari, nocioni “Shpirt” do të thotë dimensioni shpirtëror ose spiritual, ku nuk ka më ndarje dhe urrejtje, por vetëm unitet dhe dashuri; së dyti, çështja e Teatrit Kombëtar duhet parë në kontekstin më të madh të krizës botërore të koronës, d.m.th. të luftës së Shtetit të Thellë kundër njerëzimit.

Është dashur një goditje e fortë në kokë që të paktën një pjesë e popullit shqiptar të zgjohet më në fund nga gjumi dhe të ngrihet në këmbët e veta. Goditja i ka ardhur në formën e shembjes së Teatrit Kombëtar. Ai është shembur si trup, por është ngritur si shpirt në zemrat e shumë shqiptarëve, prandaj ai do të rindërtohet ku dhe si ka qenë. Në qoftë se pushteti nuk kishte vepruar në këtë mënyrë, populli do të kishte vazhduar gjumin. Sipas fjalëve të Mefistofelit në “Faust” të Wolfgang Johann Goethe-s: „Unë jam një pjesë e asaj force që do gjithmonë të keqen dhe krijon gjithmonë të mirën.“

Shteti i Thellë është një elitë satanike mbikombëtare e pushtetit, e cila ka krijuar ndër shekuj një kompleks monstruoz financiar-ekonomik-ushtarak-mediatik-arsimor-shkencor, gjendet në çdo shtet të botës dhe ka një agjendë të fshehtë për vendosjen e Rendit të Ri Botëror në kurriz të individit, familjes dhe kombit në formën e qeverisjes botërore mbi njerëzimin e reduktuar dhe të skllavëruar. Ky Shtet i Thellë ka marionetat e tij në çdo shtet, si në pozitë ashtu në opozitë, dhe në çdo organizatë ndërkombëtare si Bashkimin Evropian, Organizatën e Kombeve të Bashkuara ose Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Kështu ai kontrollon gjithmonë gjithçka, të gjitha palët në interesin e agjendës së tij të fshehtë. Cilat janë marionetat e Shtetit të Thellë? Tek veprat duken, thuhet, por nganjëherë ata, si p. sh. Bill Gates, fshihen shumë mirë pas maskave filantrope.

Në qoftë se populli shqiptar kërkon ndihmën e „ndërkombëtarëve“ dhe i drejtohet Bashkimit Evropian ose Organizatës së Kombeve të Bashkuara lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar, atëherë është sikur të kërkosh ndihmën e djallit për të luftuar shejtanin. Populli shqiptar duhet të kërkojë ndihmë tek forcat patriotike në shtetet e fuqishme në botë, të cilat mbrojnë vërtet lirinë e individit, familjes dhe kombit. Por është shumë e vështirë të kuptosh se kush është patriot dhe kush vetëm hiqet si i tillë.

Shtrohet pyetja nëse populli shqiptar ka kuptuar tani se nuk sulmohet vetëm kultura e tij, por vetë liria dhe ekzistenca e tij. Shteti i Thellë po sulmon me pretekstin e krizës së koronës çdo popull/komb në botë, d.m.th. gjithë njerëzimin. Prandaj lufta për lirinë nuk po zhvillohet vetëm në Shqipëri por në të gjitha vendet e botës. Kjo luftë për lirinë dhe ekzistencën e njerëzve dhe kombeve është një akt i vetëmbrojtjes legjitime, në të cilin lejohet përdorimi i të gjitha mjeteve të mundshme. Shteti i Thellë në Shqipëri, si duket, ka përgatitur kurthin e radhës për t’ia largur popullit vëmendjen nga agjenda e fshehtë e koronës me vaksinim, çipim dhe 5G dhe për të kanalizuar energjitë e popullit në çështjen e Teatrit Kombëtar. Afishja e treguar në ditën e parë të protestës në Tiranë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar – ku shihet një kryq mbi fytyrat e marionetave të Shtetit të Thellë qoftë në pozitë qoftë në opozitë (shih fotografinë) – jep shpresë se populli shqiptar në përgjithësi dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit në veçanti po fillojnë të kuptojnë lojën e tij të poshtër të manipulimit, infiltrimit, përçarjes, shpifjes, joshjes, kërcënimit dhe vrasjes.

Thuhet se mjaftuakan dhjetë për qind e popullsisë të jenë zgjuar nga gjumi, për të ndryshuar sistemin. A ka ardhur në Shqipëri koha kur bashkë me shembjen e Teatrit Kombëtar të shembet gjithashtu sistemi i vjetër partiak dhe të vendoset një sistem krejt i ri i demokracisë së vërtetë, ku parlamentarët të zgjidhen direkt nga populli pa ndërmjetësimin e partive të korruptuara, dhe ku presidenti ose monarku, kryeministri dhe ministrat të përgjigjen personalisht për vendimet dhe punën e tyre, duke qenë njerëz me shpirt, zemër dhe logjikë dhe duke qenë koshientë për faktin se populli është sovrani dhe se ata janë vetëm shërbëtorët e sovranit? A po i hap sytë populli shqiptar? A do të bëhet Teatri Kombëtar monumenti i lirisë apo monumenti i skllavërimit?

Një skenar i mundshëm është: Marionetat e Shtetit të Thellë, sipas metodës së vjetër të sundimit “krijo problemin dhe ofro zgjidhjen”, Rama dhe Veliaj e shkaktojnë problemin dhe Basha dhe Kryemadhi e zgjidhin. Në këtë mënyrë Shteti i Thellë do të mbajë popullin në iluzion ose matriks, do të shpëtojë sistemin e vjetër partiak dhe do të çojë deri në fund agjendën e fshehtë diabolike. Lufta kundër koronës është kali i Trojës i Shtetit të Thellë për gjithë njerëzimin, lufta për Teatrin Kombëtar është kali i Trojës i marionetave të Shtetit të Thellë vetëm për kombin shqiptar. Agjenda, nga e cila duhet hequr vëmendja e popullit, është vendosja e një mikroçipi në trup me anë të vaksinimit me detyrim dhe vendosja e 5G në gjithë vendin, për të kontrolluar shëndetin dhe financat e njerëzve me mikroçip në trup me anë të një superkompjuteri me teknikë kuantike. Mirë se erdhët në diktaturën digjitale të elitës së re: Google, Facebook, Tesla, Epay, Apple, Amazon dhe Microsoft!

Sipas informacioneve, të cilat i kam në dispozicion, ndryshon mendimi im mbi narrativat e mundshme. Zemra ime shpreson ende se narrativa e Fuqisë Tripolare ose e elitës së mirë (QAnon, Trump, Putin, Xi, patriotët “white hats”), e cila lufton kundër elitës së keqe (Shteti i Thellë supranacional, globalistët, Obama, Clinton etj.) për të shpëtuar kombet dhe njerëzimin, të jetë e vërtetë dhe elita e mirë të fitojë. Por mendja ime dyshon se bëhet fjalë për një narrativë tjetër, që na tregon se lufta gjoja midis elitave ndodh vetëm në dukje dhe kontrollohet në të vërtetë nga një superelitë e keqe, e cila, sipas metodës së vjetër të sundimit “përça dhe sundo”, synon qeverisjen botërore. Në qoftë se bëhet fjalë për narrativën e dytë, atëherë kemi të bëjmë me QAnon, Trump, Putin dhe Xi si opozitë të kontrolluar dhe me Luftën e Tretë Botërore të gjithë elitës së fshehtë ose të Shtetit të Thellë mbikombëtar kundër kombeve dhe njerëzimit, për të arritur Rendin e Ri Botëror. Atëherë, p. sh., nuk duhen pranuar vaksinimi me çip dhe 5G as nga njëra as nga tjetra palë.

Po zhvillohet një luftë informative si pjesë e luftës hibride. Njeriu nuk di më se kujt duhet t’i besojë. Shanset se cila nga të dyja narrativat është e vërtetë, janë, sipas mendimit tim, aktualisht 50 me 50. Ka të ngjarë se e ashtuquajtura “lëvizje për të vërtetën” (angl. Truth Movement) infiltrohet gjithashtu nga Shteti i Thellë, dhe ajo pjesa e saj, e cila është e hapur për shpresat e ushqyera nga QAnon, anon nga pasiviteti dhe besimi pa kufi tek Trump dhe Mesia i pritur. Dyshohet me të drejtë nëse narrativa e shpëtimit tonë nëpërmjet Fuqisë Tripolare Trump, Putin dhe Xi është e vërtetë. Ka mundësi që kemi të bëjmë me një kurth dinak të ngritur nga elita e pushtetit, me një kal të Trojës për gjithë njerëzimin. Prandaj çdo njeri dhe çdo popull duhet të përpiqet të shpëtojë veten pa ndihmë të huaj.

Deri tani unë kam të qarta vetëm tri gjëra:

Së pari: Njeriu, familja dhe populli/kombi, pra gjithë njerëzimi, janë në rrezik më të madh nga një elitë pushteti pa ndërgjegje, e cila ndjek një agjendë të fshehtë për arritjen e sundimit botëror nëpërmjet mjeteve gjithnjë e më efektive;

Së dyti: Në qoftë se çdo popull del në rrugë për një kohë të gjatë dhe përditë në të gjitha qytetet më të mëdha për protestë ose “shëtitje”, atëherë ai do të ketë ende një shans të shfuqizojë marionetat e Shtetit të Thellë në vendin e tij, për të vendosur një demokraci të vërtetë direkte pa sistemin e partive, e cila të paktën e vështirëson shumë ndikimin nga ana e Shtetit të Thellë mbikombëtar;

Së treti: Rrugëdalja e vetme e vërtetë për secilin prej nesh është rruga për në brendësi për të gjetur Shpirtin tonë dhe Hyjnoren/Perëndinë, dhe si rrjedhojë do të përshpejtohet edhe zgjimi shpirtëror i popullit/kombit tonë.

Dashuri, dashuri, dashuri, në jetën e përditshme, në komunikimin ndërnjerëzor – kjo është forca e individit, e cila ua tregon vendin të gjithë demonëve. Në fund do të fitojë dashuria, kjo është e sigurt. Mirëpo, kur vjen ora e Perëndisë, këtë e di vetëm Perëndia.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat