Shfaqja “BOSH” do të sjell intimet dhe skena nudo në Tiranë, ndalohen fotografitë dhe videot

Teatri

Shfaqja “BOSH” do të sjell intimet dhe skena nudo në Tiranë, ndalohen fotografitë dhe videot

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 09:06
Foto Ilustrim

Me regji të Klaudia Pirolli do të prezantohet produksioni artistik “BOSH” në Tunel Terrace të Tiranës, shfaqje kjo që tashmë ka të rezervuara datat 23, 24 e 25 shtator.

Por kjo shfaqje artistike ka rregulla të caktuara, nuk lejohet asnjë foto e asnjë video nga kjo shfaqje, ku do të prezantohet aktori Josif Sina, pasi që, në këtë shfaqje do të ketë intimet, dhe porosia e kësaj shfaqje është ‘Ejani, dhe në intimitet të shijojmë gjithçka që duhet të mbetet intime’.

Kjo shfaqje që ka edhe pjesë nudo poashtu është e punuar vetëm për ata që janë mbi moshën 18 vjeç, dhe biletat duhet të rezervohen më parë në numrin +355 68 824 2904.

“Mund të shndërrohemi nga masa por nuk duhet të humbasim ndjeshmërinë, emocionin, mendimin, lirinë dhe të qenit njeri. Ejani të reflektojmë së bashku për heshtjen dhe indiferencën tonë. Ejani dhe në intimitet të shijojmë gjithçka që duhet të mbetet intime…!”, është porosia që u drejtohet audiencës për këtë shfaqje ku menaxher produksioni ka Renato Balla, me muzikë të Loren Nikaj e Roni Bulku e me koreografi të Fjorald Docit.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat