Sot në Prishtinë fillon edicioni i tretë i Kosovo Theater Showcase

Teatri

Sot në Prishtinë fillon edicioni i tretë i Kosovo Theater Showcase

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 11:35
Foto Ilustrim

Sot në ora 20:00 në teatrin ODA në Prishtinë, shfaqja “Balava”, prodhuar nga Heartefact Fund në Beograd hapë edicionin e tretë të Kosovo Theater Showcase.

Për pesë ditë me radhë, në kuadër të Kosovo Theater Showcase do të organizohen shfaqje të prodhuara nga teatrot lokale dhe ato të rajonit [Qendra Multimedia, Teatri Kombëtar i Kosovës, Teatri i Qytetit të Gjilanit, Teatri “Adriana” i qytetit të Ferizajt, Teatri “Metropol” në Tiranë, Integra në Prishtinë si dhe Heartefact Fund në Beograd].

Përgjatë pesë ditëve do të organizohen edhe ngjarje të tjera me qëllim rrjetëzimin e profesionistëve vendorë të teatrit me mysafirët e Showcase-it të cilët janë punëtorë ndërkombëtarë teatrorë (regjisorë, përzgjedhës festivalesh, aktorë etj.) Poashtu, do të organizohen dy panele diskutimi:

Njëri më 28 tetor duke filluar nga ora 11:00 në Teatrin ODA në Prishtinë, mes aktoreve të njohura serbe Mirjana Karanovic dhe Jasna Duricic. Tjetri më 30 tetor duke filluar nga ora 10:00 në Teatrin ODA, ku do të flitet për gjendjen e teatrove para, gjatë dhe pas pandemisë si dhe do të prezantohet raporti i hulumtimit në lidhje me gjendjen e teatrove lokale në Kosovë. Në këtë diskutim do të na bashkohen Vlora Dumoshi, Ministre e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit, Florent Mehmeti, drejtor ekzekutiv në Teatrin ODA dhe Erson Zymberi, drejtor i Teatrit të Qytetit të Gjilanit. Diskutimi do të moderohet nga Shaban Maxharraj, gazetar për kulturë dhe autor i hulumtimit. 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat