Altin Basha në krye të Teatrit Eksperimental, Ish- drejtori: Ndihem sikur më kanë larguar nga shtëpia ime

Teatri

Altin Basha në krye të Teatrit Eksperimental, Ish- drejtori: Ndihem sikur më kanë larguar nga shtëpia ime

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 14:24
Altin Basha

Ministrja e Kulturës në Shqipëri, Elva Margariti ka prezantuar drejtorin e ri te Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, Altin Basha nën praninë e ish-drejtorit Kiço Londo.

Merr një detyrë në një moment të vështirë dhe delikat për teatrin. Është momenti të ecim në një mendësi të re në këtë periudhe pandemie. Shfaqje me pak publik dhe me pak aktor, “One man show”, u shpreh Margariti.

“Nuk dua që ta fsheh që ndihem i trishtuar edhe i keqardhur që më duhet për shkak te respektimit te institucioneve nga kjo shërbesë  t’i lë vendin drejtorit pasardhës. Ndihem sikur më kanë larguar nga shtëpia ime. Bashkë me ata që nuk duken dhe që duken, kjo është ajo që më dhemb më shumë se për një kohë të shkurtër kemi bërë një transformim të jashtëzakonshëm. Unë nuk jam drejtor, s’kam qenë ndonjëherë drejtor, sepse drejtorët nuk janë si unë”, thotë Kiço Londo teksa falenderon të gjithë bashkëpuntorët që ka pas gjatë këtij rrugëtimi, duke e cilësuar TKES, një vijë ndarëse dhe transformim të teatrit shqiptar. “Jam i bindur që ketë që kemi arritur bashkë, jo fort të zakonshme, ku punojnë 21 vetë dhe secili ka vënë 23 shfaqje. Ndërkohë që institucionet e tjera e kanë 0.2 shfaqje për individ. Do vazhdoj t’ju shërbej, mbarësi të gjithëve. Rroftë teatri”, thotë Londo.

Margariti e cilëson një moment të vështirë, se shfaqjet e TKES, janë prezantuar në të gjithë Shqipërinë.Të rinjtë janë fokusi për drejtorin e ri Altin Basha. 

“Pas thirrjes së hapur dhe konkursit e intervistës erdha këtu. Është pozicion ku kam njëfarë eksperience. Ka ndikimin e frymës së kërkimit. Është gjenerator i ditëve të reja dhe për një kohë të gjatë kam menduar si mund të reformohet teatri shqiptar në mënyrë që të fuqizohet alternativa. Teatri e ka mundësinë për të qenë i tillë. Ky element ndoshta është arsyeja që mora pjesë në konkurs. Për 10 -15 vjet kam punuar me artistë të rinj për ta çuar më tej frymën që ka ky teatër”, ka potencuar Basha. 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat