‘Vizita e Zonjës Plakë’, premierë në teatrin ‘Adriana’

Teatri

‘Vizita e Zonjës Plakë’, premierë në teatrin ‘Adriana’

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 21:37
Foto Ilustrim

Shfaqja ‘Vizita e Zonjës Plakë’, do të vijë si premierë më datë 28 dhjetor të këtij viti në teatrin e qytetit të Ferizajit.

Lajmi u bë i ditur nga Vjosa Abazi, e cila do të jetë edhe pjesë e kësaj shfaqjeje.

‘Viti 2020 ka qenë shumë i vështirë për të gjithë ne. Por për mua ky vit do të përmbyllet me diçka të mirë dhe pozitive’, ka shkruar Abazi në rrjetin social Facebook.

Shfaqja e cila është realizuar nën regjinë e Sulejman Rushitit do të shfaqet në orën 17:00.

Ndërkaq, në rolet tjera do të jenë Milot Salihu, Ali Krasniqi, Uratë Shabani, Dora Xhemajli, Arben Marevci, Dardane Mehmeti, Gresa Gashi, Jajush Ramadani, Mevlan Saraçi, Nexhat Xhokli, Blin Sylejmani, EEdona Berisha Bekteshi, Sherif Bega, Durim Neziri dhe Valdrin Osmani.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat