Shfaqja “Sandër Ruçi show”/ Aktori i humorit kthehet nga SHBA për shfaqjen e 13

Teatri

Shfaqja “Sandër Ruçi show”/ Aktori i humorit kthehet nga SHBA për shfaqjen e 13

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 15:44
Sandër Ruçi

Edhe pse jeton prej vitesh  në SHBA, aktori i njohur shkodran i humorit, Sandër Ruçi, asnjëherë nuk i ka shkëputur lidhjet me qytetin e tij të lindjes dhe çdo vit rikthehet në Shkodër me shfaqjet e tij humoristike.

Kjo ishte shfaqja e tij e 13-të ku çdo gjë  e përgatitur vetë duke u paraqitur në disa profile si aktor, prezantues, regjisor dhe producent.

“No mani No Hani” ishte titulluar shfaqja e radhës ku aktori shpreh pakënaqësinë që paratë po zëvendësojnë çdo gjë, madje edhe dashurinë.

“Mjeshtri i madh” Sandër Ruçi, ka luajtur në mbi 250 role ku spikasin ato përkrah humoristëve të famshëm të “Estradës së Shkodrës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat