“Talia 2022” vazhdon sonte me teatrin Metropol nga Tirana

Teatri

“Talia 2022” vazhdon sonte me teatrin Metropol nga Tirana

Më: 27 janar 2022 Në ora: 13:00
Ilustrim

Sot, 27 janar në festivalin e dramës shqiptare në Gjilan vjen Teatri Metropol nga Tirana.

Teatri vjen me një nga autorët më të veçantë të letrave shqipe, Anton Pashku.

Ajo që njihet si drama e parë e absurdit në shqip, që në rrafsh formal, stilistik e tipologjik është unike dhe vjen sot duke e pasuruar me konvencione të reja dramaturgjikisht dhe për nga teknikat regjisoriale: "Gof".

Salla eTetarit, ora 18:00.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat