TKOB publikon të gjitha Violetat shqiptare të “Traviatës” - Bota Sot
TKOB publikon të gjitha Violetat shqiptare të “Traviatës”

Teatri

TKOB publikon të gjitha Violetat shqiptare të “Traviatës”

Më: 10 dhjetor 2016 Në ora: 20:59
Traviatës

Këtë dhjetor, sezoni operistik në TKOB do të mbyllet me të famshmen “Traviata” të Giuseppe Verdit. Shfaqet do të nisin me premierën e datës 17 për të vijuar në datat 17, 18 dhe 20 dhjetor. Kjo nuk është as hera e parë e as e fundit e ‘Traviatës’ veçse, sa herë shfaqet, të gjithëve u vijnë ndërmend personazhet e dikurshëm që e kanë sjellë përpara viteve ’90.

Teatri i Operas i ruan si të çmuara, të gjitha Violetat që kanë ngjitur skenën, që nga Marie Kraja në vitin 1956, Nina Mula në 1964 e vite më vonë kur kurtizania ishte për dy vënie radhazi, Edit Mihali. Më pas, personazhi ishte i Mariana Lekës, Ermonela Jahos e Eva Golemit…

TKOB, ka nisur të postojë në faqen zyrtare të Facebook-ut (Teatri Kombetar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor ),fotografitë dhe detajet që nga vënia e parë në skenë e “Traviatës” me gjithë emrat që përmendëm. 

Historia e Violetave vazhdon. Kush do të jetë e rradhës? Po në faqen e FB të TKOB mësojme se Vilotetë këtë herë do të jetë Eva Golemi dhe sopranoja franceze Perrine Madoeuf.

Sipas një kocepti të ri regjisorial tëMagdalena Fuchsberger, skongrafie modrene nga Aron Kitzig dhe baleti nga Gerdi dhe Enada Hoxha, Viloetat të stiluara bukur nga dora e mjeshtrit Ardi Asllani, do të shfaqen me 17 dhjetor në skenë, për të rrëfyer të njëjtën histori shekullore, (por që këtë herë zhvendoset në vitet 1920), atë të kurtizanesqë dashurohet me Alfredon, djaloshin me prejardhje nga një familje e pasur. Dashuria e tyre kundërshtohet nga babai i tij, i cili nuk pranon skandalin që kjo lidhje krijon. Kur ai pendohet, do të jetë shumë vonë.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera