“La Traviata” rikthehet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas - Bota Sot
“La Traviata” rikthehet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas

Teatri

E martë, 16 tetor 2018

“La Traviata” rikthehet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas

Më: 17 dhjetor 2016 Në ora: 00:58
La Traviata

“La Traviata” e Giuseppe Verdit, rikthehet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas Baletit në 60 vjetorin e vënies në skenë për herë të pare.

Por Historia e Dashurisë mes Alfredos dhe Violetës, këtë herë vjen si një produksion ndryshe nga ato që janë ofruar për publikun shqiptar dhe shënon mbylljen e sezonit të operas.

Zana Çela: Një shfaqje në kujtim të shfaqjes së parë të traviatës që TKO vuri 60- vite më parë.

Kostume të krijuara enkas dhe një concept i ri regjizorial i cili përfshin edhe një video projector

“Traviata është një opera pa kohë sepse emocionet, pasioni i mrekullueshëm i historisë së saj është i tillë. Iluzioni dhe imagjinata e kësaj opere nuk ndryshon as në ditët tona sepse ne kemi të njëjtat emocione dhe iluzione për dashurinë njësoj si edhe 200 apo 300 vite më parë.”

Risi elementët e Baletit të cilët i janë besuar Enada Hoxhës e Gerd Vasos.

Opera me dirigjent spanjollin Ricardo Casero ngjit në skenë pas thuajse dy vitesh mungesë, tenorin Armaldo Kllogjeri në krah të Eva Golemit, Perrine Madoeuf dhe artistëve të tjerë të njohur.

Traviata ju pret prej të shtunës deri të martën në TKOB.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test