Shfaqja për fëmijë 'Pylli i Princeshave', me 7 prill në Teatrin e Universitetit AAB - Bota Sot
Shfaqja për fëmijë 'Pylli i Princeshave', me 7 prill në Teatrin e Universitetit AAB

Teatri

E hënë, 22 tetor 2018

Shfaqja për fëmijë 'Pylli i Princeshave', me 7 prill në Teatrin e Universitetit AAB

Më: 5 prill 2017 Në ora: 15:10
'Pylli i Princeshave'

Shfaqja do të fillojë nga ora 19:00 në Teatrin e Universitetit AAB “Faruk Begolli”.

Trupa e Baletit nga Studio Rudina tashmë ka filluar përgatitjet për të sjellë më 7 prill shfaqjen “Pylli i Princeshave”, duke sjellë kështu luftën në mes princeshave dhe shtrigës me djallushet e saj.

Shfaqja tregon historinë e ndodhur në pyllin e princeshave. Në këtë pyll mbretëronte Zana e Bardhë e cila çdo vit organizonte festen e madhe ku i mblidhte të gjitha princeshat dhe të gjithë personazhet e përrallave. Siç ndodhë rëndom nëpër përralla shtriga nuk ishte e ftuar.

Shumë e mërzitur se nuk kishte marrë ftesë, shtriga mundohet bashkë me djallushet e saj që ta prishë festën dhe të rrëmbeje fronin e mbretërisë. 
Kur mirësia triumfon, pas shumë zhvillimeve, shtriga dhe Zana mbretërojnë së bashku në Pyllin e Princeshave dhe të gjithë fluturat, zogjtë, mollëkuqet, e çdo personazh jetuan të lumtur përgjithmonë.

Solistë të kësaj shfaqje do të jenë: Dijesa Gashi (Zana), Anita Mazreku (Shtriga), Eliza Pantina (Pochaontas), Mjellma Dragusha (Bella), Aurora Mazreku (Borëbardha), Gresa Thaci (Aurora), Riola Koliqi dhe Vala Mehmeti (Odeta dhe Odil), Dua Arifi (Ariel).

Koreografia & libreti i kësaj shfaqje është realizuar nga Rudina Berdynaj – Jakupi, kurse kostumografia nga Shpresa Isufi.

Shfaqja do të fillojë nga ora 19:00 në Teatrin e Universitetit AAB “Faruk Begolli”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test