Kumbaro takohet me artistët në zyrën e saj, një pjesë e priste në Teatrin Kombëtar

Teatri

Kumbaro takohet me artistët në zyrën e saj, një pjesë e priste në Teatrin Kombëtar

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 17:10
Pamje nga takimi

Ministrja Kumbaro është takuar pasditen e sotme me një grup artistësh në zyrën e saj.

Ndërkohë që zhvillohej takimi në ambientet e ministrisë një grup tjetër artistësh e prisnin ministren në ambientet e Teatrit Kombëtar.

Në tavolinën e ministres ishin: Bujar Asqeriu, Artan Imami, Spiro Duni, Laert Vasili.

“Teatrot në bashki kanë vdekur. Unë nuk jam kalimtar dhe nuk mendoj për lekët, unë jetoj për teatrin, jam i vërtetë dhe nuk i servilosem askujt. Zonja ministre vlerësojini dhe respektojini artistët”, u shpreh Bujar Asqeriu.

Ministrja Kumbaro është shprehur se projektligji për artin dhe kulturën është hedhur në ueb për të nxitur debat dhe sugjerime, të cilat kanë filluar të vijnë nga bashkitë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat