Teatri i qytetit të Prishtinës ‘Dodona’ afër formimit të trupës rezidente të aktorëve

Teatri

Teatri i qytetit të Prishtinës ‘Dodona’ afër formimit të trupës rezidente të aktorëve

Më: 24 mars 2018 Në ora: 12:05
Aktorët e teatrit

Aktorët nga Komuna e Prishtinës, më 28 janar të vitit 2018 ishin takuar me iniciativë të disa aktorëve, në teatrin e qytetit të Prishtinës 'Teatri DODONA', për arsyen e vetme ligjore, formimin e trupës së aktorëve rezident të teatrit të kryeqytetit.

Pas shumë diskutimeve dhe ideve të arritjes finale të kësaj iniciative, iniciativa në fjalë nga të pranishmit aktorë/e dhe profesorë universitar u dakorduan të formojnë bordin e kësaj iniciative ‘Dodona’, në krye me aktorët: Naser Rafuna, Xhejlane Tërbunja, Fidan Jupolli, Besart Zeneli, Dardan Gashi dhe Molikë Maxhuni.

Më 2 Shkurt 2018, në Komunën e Prishtinës, u zhvillua takimi në mes të kryetarit të Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti dhe Bordit të Iniciativës ‘Dodona’. Në diskutim e sipër u parashtruan kërkesat dhe vonimi i përzgjedhjes së trupës rezidente në teatrin e kryeqytetit, si i vetmi teatër krahas qyteteve tjera, që nuk ka funksionalizim të trupës rezidente të aktorëve. Pas dakordimit në mes tyre dhe përkrahjes së idesë konkrete të kryetarit të Prishtinës për iniciativën në fjalë dhe pas takimve të Bordit, ky Bord përpiloi edhe kërkesën legjitimore, pra bazuar në akte ligjore, me qasje konkrete për funksionalizimin e teatrit, formimin e bordit të këtij teatri, përzgjedhjen transparente të drejtorit të teatrit dhe udhëheqësit/es artistik/e si dhe kërkesa kryesore, përzgjedhja e trupës së aktorëve rezident të teatrit të qytetit të Prishtinës dhe funksionalizimin e tij.

Poashtu edhe formën më transparente të paraqitjeve publike dhe para komisionit për përzgjedhjen e trupës rezidente krahas kushteve të konkursit që i përcakton Komuna e Prishtinës. Komuna e Prishtinës me datën 12.03.2018 bazuar në kërkesën e datës 5 shkurt me numër protokolli 29151/18 të bordit të iniciativës ‘Dodona’, kërkesë kjo e bazuar në ligjin nr.04/L-106 për teatrot ( shpallur në Gazetën Zyrtare me 24 maj 2011). Komuna me datë 12.03 2018 aprovon kërkesën e iniciativës në tërësi dhe të nesërmen me datë 13.03.2018, Komuna e Prishtinës bën kërkesë te Ministria e Financave gjegjësisht te Ministri i Financave Bedri Hamza dhe Salvador Elmazi , drejtor për buxhet në Ministrinë e Financave.

Pas arsyetimit të aprovimit të kërkesës ligjore të Iniciativës ‘Dodona’, Komuna e Prishtinës po ashtu thekson në kërkesën e saj drejtuar Ministrisë së Financave se Komuna e Prishtinës është e gatshme dhe zotohet të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme, brenda fushëveprimit të saj ligjor për sigurimin e mjeteve financiare për të mbuluar koston buxhetore për të mundësuar funksionalizimin e plotë të teatrit të qytetit, pra me trupën rezidente të plotë siç parashihet me ligj.

Gjithashtu komuna e Prishtinës në kërkesën e Iniciativës ‘Dodona’ tanimë të aprovuar nga Komuna,për rekrutimin e 20 aktorëve shtesë,i drejtohet Ministrisë së Financave për shqyrtim dhe kërkesës për aprovim për shtimin e nëpunësëve dhe masës buxhetore, për të mundësuar rekrutimin dhe funksionalizmin e trupës rezidente të teatrit të kryeqytetit ‘Dodona’, në kuadër të nën programit ‘Shërbime Kulturore të kategorisë buxhetore ‘ Paga dhe Mëditje’.

Padyshim që ky lajm ka gëzuar bordin e iniciativës ‘Dodona’ dhe tërë anëtarët tjerë të kësaj iniciative që janë me dhjetëra dhe presin përgjigjen pozitive nga Ministri i Financave, Bedri Hamza sa më shpejt që të funksionalizohet teatri i kryeqytetit ‘Dodona’ ashtu siç janë të funksionalizuara teatrot tjera të shumë qyteteve tjera të Kosovës. Kjo padyshim që do të ngriste kreativitetit, profesionalizmin dhe mundësinë e konkurrencës artistike duke bërë ngritje të vlerave artistike dhe kulturore në qytet dhe vend.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat