Për Bekim Lumin - Monodrama rome në gjuhen shqipe - Bota Sot
Për Bekim Lumin - Monodrama rome në gjuhen shqipe

Teatri

E diel, 21 tetor 2018

Për Bekim Lumin - Monodrama rome në gjuhen shqipe

Më: 18 maj 2018 Në ora: 06:24
Njoftimi

Në kuadër të fushatës “Për Bekimin” edhe Teatri Rom i Prizrenit (Shtëpia e Kulturës "Xhemajli Berisha-Prizren), në partneritet me Dokufest dheLUMBARDHI i bashkangjitet komunitetit artistik të Kosovës në nismën për ta lehtësuar shërimin e artistit dhe regjisorit Bekim Lumi. 

Për këtë arsyje Teatri Rom i Prizrenit i cili funksionon që nga viti 1989, ka vendosur që monodramën “Panta Rhei” nga sezoni i kaluar ta performoj edhe një herë për hirë të Bekim Lumit dhe kështu të dëshmoj se artistët janë më të bashkuar se kurrë për ta ndihmuar njëri-tjetrin.

Për hirë të çasjes ndaj publikut, monodrama “Panta Rhei” do të performohet në gjuhën shqipe. Kjo do të jetë hera e parë që ky teatër performon shfaqje në një gjuhë tjetër (pos romishtes) – gjithçka #PerBekimin.

Të gjitha biletat e shitura (çmimi i së cilës do të jetë 1€+) do i dedikohen Bekim Lumit.

Data: 20.05.2018; Koha: 18:00; Vendi: Shtëpia e Kulturës "Xhemajli Berisha"

Eja në Prizren; Eja në teatër; Kontribo në art.

“Panta Rhei” – Sillabusi

“Panta Rhei” ndërlidhet me shprehjen e filozofit grek Heraklit, që do të thotë “gjithçka rrjedhë” dhe pasqyron rrugëtimin e romëvve gjatë kohës. Shfaqja e prezentuar shtjellon çështjen e persekutimit të romëve gjatë perandorive dhe udhëheqësive të ndryshme. Në rol kryesor të Dellthanit, shfaqja “Panta Rhei” qëllim kryesor ka promovimin e mirësive dhe vlerave që romët ia dhanë shoqërisë. Duke i shëtitur shikuesit në dhomën e tij, Dellthani ekspozon zejet e romëve falë të cilave edhe mbeten gjallë. Farkataria, si zeje dominante, dëshmon shkathtësinë e romëve për përpunimin e hekurit, që konsiderohet edhe të jetë arsyeja kryesore që romët i shpëtuan vrasjeve të shumta që kishin për cak eliminimin e tyre nga vendet ku jetonin. Elementet e bujqësisë janë poashtu të ekspozuara në dhomën e Dellthanit, i cili me krenari shpjegon se romët ishin dhe ende mbeten bujq të vyeshëm. Përveq këtyre, edhe instrumentet muzikore janë pjesë përbërëse e shfaqjes e cila me ekspozimin e vlerave tjera shtesë të romëve (litarë, karrocë, sanduk për pastrimin e këpucëve, rroba të nënës së tij etj.), ka për qëllim vetëdijësimin e popullatës për të mirat e këtij populli me të cilat kontribuoi në mirëqenien e shoqërisë. Sidoqoftë, Dellthani tregon se i gjithë ky kontribut gjatë gjithë kohës ka hasur në vesh të shurdhër dhe se romët vazhdimisht janë poshtëruar. E keqja është se kjo ende mbetet prima facie!
 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test