Zyrtarë të KE-së në Tiranë, aktivistë dhe aktorë protestojnë sërish për teatrin

Teatri

Zyrtarë të KE-së në Tiranë, aktivistë dhe aktorë protestojnë sërish për teatrin

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 15:00
Protesta

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka nisur sot rreth orës 13:30 një protestë në Pallatin e Kongreseve kundër indiferencës së Bashkimit Europian për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Ndërkohë që zyrtarë të lartë të KE-së ndodhen në Tiranë, aleanca bën thirrje për mbrojtje të kauzës së saj.

“Ne besojmë se prezenca juaj do të shërbejë për të mbështetur parimet e shtetit ligjor dhe demokratik në Shqipëri, ashtu siç theksohet qartë, që në fillim të marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit mes BE dhe vendit tonë.

Të nderuar komisionerë, ashtu siç ju kemi informuar paraprakisht, qeveria Rama është përfshirë prej muajsh në një aksion krejtësisht antikushtetues dhe të paligjshëm për zbatimin e një skeme korruptive për të zhvilluar interesat e tyre personale mbi një pronë publike në qendër të Tiranës.

Duke përfituar nga mungesa e Gjykatës Kushtetuese në vend, një ngjarje e paprecedent, me një të ashtuquajtur ligj special, qeveria ka uzurpuar kompetencën e pushtetit lokal duke shkatërruar procesin e decentralizimit për të cilin BE ka investuar gjatë”, u tha në fjalën e mbajtur nga aktivistët.

Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat