Formon 3D nga Kosova fiton çmimin gjerman për printerët tre dimensional

Teknologji

Formon 3D nga Kosova fiton çmimin gjerman për printerët tre dimensional

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 00:43
Formon 3D

Prodhuesi i printerëve tre dimensional nga Kosova, Formon 3D, ka fituar çmimin gjerman të dizajnit German Design Council.

Në mesin e fituesve janë edhe prodhuesi i makinave japoneze, Toyota Motor Corporation si dhe Siemensi gjerman me seli në Berlin, shkruan ICKosovo.

Printeri Formon Core është projektuar për përdoruesit si një printer desktop 3D plug-and-play.

Qëllimi i këtij projekti ishte që t’i mundësohet përdoruesit ta shikojë të tërë procesin deri sa printeri është duke punuar.

“Në dizajnin e ri i gjithë procesi bëhet në mënyrë që t’u jap përdoruesve përshtypjen se printeri është duke krijuar diçka pothuajse nga ajri i hollë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat