113 miliardë aplikacione janë shkarkuar gjatë 2018-ës

Teknologji

113 miliardë aplikacione janë shkarkuar gjatë 2018-ës

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 16:03
Foto ilustrim

Nëse ndonjëherë ju është nevojitur një arsye për të hyrë në profesionin e zhvillimit të aplikacioneve, statistikat më të fundit nga App Annie mund t’ju bindin. Kjo është sepse sipas rezultateve të tyre të fundit, del se numri i aplikacioneve të shkarkuara gjatë këtij viti është 113 miliardë dhe kjo paraqet 10 për qind rritje për dallim nga viti i kaluar.

Gjithashtu, kjo lë të kuptohet se njerëzit jo vetëm që shkarkojnë aplikacione çdo ditë e më shumë por kjo tregon se ata janë duke shpenzuar kohë më shumë në aplikacione. App Annie thotë se shpenzimi i kohës në aplikacione në mbarë botën është rritur për 20 për qind nga viti në vit ose në 76 miliardë dollarë.

Këto rezultate janë të kombinuar si një total nga të dyja platformat - iOS dhe Android, dhe po ashtu është theksuar se rezultatet nuk përfshijnë edhe shkarkimet nga dyqanet e aplikacioneve kineze, shkruan ubergizmo. Nëse i marrim në konsideratë edhe aplikacionet kineze atëherë rezultatet nga shkarkimet e aplikacioneve në mbarë botën do të ishin shumë më të mëdha.

Raporti i App Anniet, po ashtu, thotë se video-lojërat në celularë është formati më i popullarizuar dhe profitabil për video-lojëra (gaming), që nuk është befasuese kur e konsiderojmë se sa para kompania Epic është vlerësuar të ketë fituar me video-lojën e saj të famshme - Fortnite Battle Royale.

Gjithashtu, duket se abonimet (subscription) janë në rritje, gjë që ka ndihmuar për të rritur shpenzimet e konsumit, prandaj kompanitë si Apple i inkurajuan zhvilluesit e tyre që të fillojnë të adoptojnë modelin e abonimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat