Kompania amerikane “OneWeb”, i ofron një pjesë të aksioneve Rusisë

Teknologji

Kompania amerikane “OneWeb”, i ofron një pjesë të aksioneve Rusisë

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 09:28
“Start-up”-i i satelitit amerikan OneWeb

“Start-up”-i i satelitit amerikan OneWeb ka ofruar të shesë një pakicë të aksioneve në Rusi, një masë kjo që synon të zbusë shqetësimet e Moskës rreth planit të kompanisë për të krijuar një rrjet të internetit në mbarë botën, duke përdorur satelitët.

Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) tha në tetor se ishte kundër që projekti t’i shërbejë Rusisë, për arsye sigurie, pasi kishte frikë se mund të përdoret për të mbledhur informacion dhe për të dëmtuar sigurinë kombëtare.

Rusia është një treg i rëndësishëm për projektin e OneWeb, sepse ka shumë zona të largëta ku rrjeti me shpejtësi të lartë nuk është në dispozicion. OneWeb gjithashtu ka nevojë për ndihmën e agjencisë ruse Roscosmos, për të dërguar satelitë në orbitë.

OneWeb i ka ofruar qeverisë ruse mundësinë për të blerë një shumë prej 12.5 për qind të aksioneve në kompani, në këmbim të miratimit të kërkesës së saj për një brez frekuencash në vend, thanë tre burime të ndryshme, duke përfshirë një në Kremlin. Oferta u bë në një takim me kryeministrin Dmitri Medvedev më parë këtë vit, shtuan ata.

Një degë ruse e OneWeb dhe Rosmoscos paraqiti një kërkesë për bandën e frekuencave vitin e kaluar, por u refuzua nga autoritetet. Qeveria ruse po diskuton ende propozimin e OneWeb, thanë burimet. Qeveria dhe Ministria për Zhvillim Digjital dhe Komunikacion nuk iu përgjigjën kërkesave për komente.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat