Britania e Madhe: Pajisja 5G e Huawei ua mundëson kinezëve të na spiunojnë

Teknologji

Britania e Madhe: Pajisja 5G e Huawei ua mundëson kinezëve të na spiunojnë

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 16:15
Huawei

Ministri britanik i Mbrojtjes Gavin Williamson shprehu shqetësimin e thellë rreth rolit të kompanisë kineze të telekomunikimit Huawei në zhvillimin e rrjeteve 5G në Britaninë e Madhe.

Williamson u bë ministri i parë në qeverinë britanike që doli në publik kundër gjigandit kinez të telekomunikacionit, shkruan gazeta britanike "The Times".

Gazeta shkruan se Williamson beson që përdorimi i pajisjeve Huaway 5G do të bëjë të mundur spiunimin nga ana e kinezëve.

"Jam thellësisht i shqetësuar rreth asaj që Huaway ofron rrjetin 5G në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo është diçka që duhet ta marrim me kujdes, "tha ai.

"Ne duhet të shikojmë se çfarë bëjnë partnerë të tilla si Australia dhe SHBA për të krijuar sigurinë maksimale të rrjetit 5G dhe ne duhet të pranojmë faktet që janë zbuluar së fundi, dhe kjo është që shteti kinez nganjëherë punon në mënyrë të palejuar," shtoi Williamson.

Reuters sot më parë njoftoi se presidenti i SHBA-së Donald Trump është duke marrë parasysh një urdhër ekzekutiv për deklarimin e një emergjence në vend për vitin e ardhshëm, i cili do të ndalojë kompanitë amerikane të përdorin pajisjet e telekomunikacionit prodhuar nga Huawei dhe ZTE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat