Huawei: Kemi nënshkruar 25 kontrata për teknologjinë 5G

Teknologji

Huawei: Kemi nënshkruar 25 kontrata për teknologjinë 5G

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 11:53
Huawei

Huawei tha ditën e Marte se do të shpenzojë 2 miliardë dollarë në pesë vitet e ardhshme për tu fokusuar tek sigurie kibernetike.

Javët e fundit gjigandi Kinez ka pushtuar titujt kryesorë të lajmeve ku disa aleatëve të SHBA-ve ndoqën hapat e këtij të fundit duke refuzuar blerjen e teknologjisë 5G të Huawei.

Pak ditë më parë Kanadaja arrestoi bijën e themeluesit të Huawei për ta liruar dy ditë më pas pas tensioneve mes SHBA dhe Kinës.

Australia, Zelanda e Re, Britania, Gjermania dhe Franca kanë refuzuar teknologjinë 5G të Huawei në rrjetet kyçe.

Huawei ka biseduar me disa qeveri vendesh për tu provuar pavarësinë nga Pekini. Edhe pse kanë mbajtur qëndrim, Franca dhe Japonia ende formalisht nuk kanë ndaluar blerjen.

Huawei vazhdimisht thotë se Pekini nuk ka asnjë influencë.

Kompania bëri të ditur se ka siguruar 25 kontrata komerciale për 5G-në, më shumë sesa gjigandi Kinez i telekomunikacionit kishte shpresuar.

Gjithashtu ka shitur mbi 10,000 stacione antenash për gjeneratën e pesë të rrjeteve. Huawei është furnizuesi më i madh në botë me pajisje rrjetesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat