Në cilin kanal janë Stupcat për këtë Vit të Ri?

Teknologji

Në cilin kanal janë Stupcat për këtë Vit të Ri?

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 11:24
Stupcat

Si çdo vit tjetër edhe këtë vit, në periudhën para Vitit të Ri temë kryesore është se në cilin kanal janë Stupcat për program të Vitit të Ri ose çfarë skeçe po na sjellin Stupcat.

Në këtë të Viti të Ri, Stupcat për herë të parë në karrierën e tyre po na sjellin program të Vitit të Ri vetëm online në https://video.gjirafa.com/.

E veçantë tjetër është që do të jenë me personazhet e tyre te famshme të “Tre Pleqtë” si Ilmia, Avdia dhe Ruzhdia, poashtu edhe me episodin e 72 të serialit të shumëpërfolur “Egjeli”.

GjirafaVideo këtë natë të 31 Dhjetorit dëshiron që të jetë si “Babadimri i këtij viti”, pasi që do të ju ofroj tre kuize drejtpërdrejt me plotë shpërblime që do të moderohen nga bukuroshja Arta Nitaj.

Kuizi i parë do të jetë në ora 21:00 dhe shpërblimi për vendin e parë është TV Philips, për vendin e dytë fotoaparat Instax dhe për vendin e tretë kupon në vlerë 50 euro në Gjirafa50.

Kuizi i dytë do të jetë në ora 22:00 dhe shpërblimi për vendin e parë është PS4, për vendin e dytë shtrydhëse frutash dhe për vendin e tretë kupon në vlerë 50 euro në GjirafaMall.

Kuizi i tretë do të jetë në ora 23:00 dhe top shpërblimi për vendin e parë është iPhone X, për vendin e dytë kufje JBL dhe për vendin e tretë kupon në vlerë 50 euro në GjirafaMall.

Për t’u bërë pjesë e kuizeve duheni të regjistroheni në Gjirafa dhe pastaj do të jenë 10 pyetje që do të shfaqen në ekranet e juaja dhe tre të parët që përgjigjen shpejtë e saktë fitojnë.

Poashtu GjirafaVideo është përkujdesur që të ju ofroj një natë zbavitëse edhe me shfaqjen online të filmit më të kërkuar dhe shumëfolur shqiptar, për të cilin ka pasur shumë kërkesa se kur do të shfaqet online dhe erdh momenti, bëhet fjalë për filmin “Diamanti” i cili e ka thyer rekordin për shikueshmeri tek kategoria e filmave shqip në kino.

E një tjetër emision, i cili është i vetmi në zhanrin e tij është “Ekspertiza” që GjirafaVideo do ju sjell online episodin festiv.
Aktorët në këtë emision luajnë si analistë dhe kritikojnë dhe thumbojnë në mënyrën më qesharake dhe satirike ftyrat publike të estradës tonë.

Sigurisht që pa muzikë të mirëfillt nuk festohet ndërrimi i moteve, andaj krahas këtij super programi do të ju shoqëroj artistja Edona Reshitaj, të cilën të gjithë e njohim për ëmbëlsinë e zërit të saj.

Dhe për fund GjirafaVideo.com për të gjithë shikuesit që kanë qenë pjesë e saj gjatë tërë vitit. e ka përgatitur një surprizë me aktorët më të mirë në vend që do e shfaq me 31 Dhjetor.

Pra programi i Vitit të Ri do të shfaqet më 31 Dhjetor duke filluar nga ora 21:00 dhe do ju sjell Stupcat me “Tre Pleqtë” dhe “Egjeli”, tre kuize me moderatore Arta Nitaj dhe shpërblimin kryesor të natës iPhone X, premierën e filmit “Diamanti”, emisionin e famshëm komik “Ekspertiza” si dhe koncertin “Thesar” të Edona Reshitaj, të cilin mund t’a ndiqni në këtë link https://video.gjirafa.com/viti-i-ri-2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat