Çfarë fshihet pas aferës Huawei?

Teknologji

Çfarë fshihet pas aferës Huawei?

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 16:27
Huawei

Një analizë për të kuptuar të vërtetën: prapa saj mund të fshihet një çështje e ndjeshme e sigurisë kombëtare

Pavarësisht ftesës së bërë ditë më parë gazetarëve nga Presidenti kanadez Justin Trudeau që të mos i konsiderojnë arrestimet e Kovrig dhe Spavor si raste të lidhura me ndalimin e Sabrina Meng Wanzhou, CFO-së së kompanisë Huawei, akuza e fundit për spiunazh nga ana e Shteteve të Bashkuara për dy shtetas kinezë e vë rastin në një dritë të re, atë që bashkon kompaninë me një operacion të supozuar inteligjence të vendeve të “Five Eyes” – Shtetet e Bashkuara, Kanada, Zelandë e Re, Australi dhe Britani e Madhe – për të bërë qartësi lidhur me kibernokërcënimin kinez ndaj sistemeve informatike perëndimore.

Pas arrestimit të Sabrina Meng Wanzhou, CFO e kompanisë Huawei, 3 shtetas kanadezë – diplomati Michael Kovrig, biznesmeni Michael Spavor dhe mësuesja e anglishtes Sarah McIver – ndalohen nga autoritetet kineze. Aty për aty është e vështirë për t’u besuar se midis arrestimeve dhe ndalimit të Meng nuk ka ndonjë lidhje. Për tri kanadezët e ndaluar në Kinë nuk ka lajme të qarta, por ajo që rrjedh nuk është qetësuese. Ndalimet të lënë shijen se janë tentative hakmarrjeje ndaj ndalimit të Meng.

Një precedent i paqartë

Në vitin 2014 një çift shtetasish kanadezë rezidentë në qytezën Dangdong, në afërsi të kufirit koreanoverior, arrestohen nga autoritetet kineze në rrethana pak të qarta, pa ju shqiptuar ndonjë akuzë formale. Fakti ndodhte vetëm pak ditë pas arrestimit të biznesmenit kinez Su Bin rezident në Kanada. Ndaj tij gjykata amerikane kishte ngritur formalisht një aktakuzë për spiunazh. Su konsiderohej përgjegjës për vjedhje patentash kibernetike, sekrete teknologjike e ushtarake me mandat të qeverisë kineze për llogari të Ushtrisë Popullore Çlirimtare të Kinës. Si tregohet në një artikull të gjatë të revistës “Wired U.S.”, biznesmeni, që quhej Stephen në Perëndim, posedonte një kompani teknologie aeronautike me 80 punonjës të quajtur Lode-Tech. Në vitin 2012 ishte intervistuar nga “Wall Street Journal”, ku kishte treguar se kishte bërë miliona si biznesmen aerohapësinor. Nga rrëfimet e agjentëve, Su kishte vepruar si spiun kinez qysh nga viti 2009. Nëpërmjet Lode-Tech kishte krijuar një rrjet të dendur kontaktesh industrial të cilëve u kishte hakeruar emailat në tentativën për të penetruar emailat e drejtuesve të kompanive dhe, nga aty, të futej në rrjetet e rezervuara të komapnive. Sipas asaj që mblidhet nga agjencitë amerikane të inteligjencës, Su bashkë me dy partner të tjerë kineze kanë mundur të kenë akses në më shumë se 630000 fajla sekretë. Për të arrestar Su, FBI-ja duhej të kishte mbështetjen e autoriteteve kanadeze. Në të njëjtën periudhë, Kanadaja u gjend nën një sulm masiv kinez të kryer në dëm të National Research Council, që i motivoi autoritetet të bashkëpunonin. Pak përpara kthimit të rij në Kinë, Su Bin ndalohet. Por kërkesa e ekstradimit rezultoi një çështje shumë më e komplikuar nga parashikimi pasi Kina vendos që të kalojë në një kundërgoditje të lëshuar qartazi se dihej ku dhe kush të goditej në shenjë hakmarrjeje. Arrestimi i çiftit kanadez Kevin dhe Julia Garratts ndodhi pasi Kanadaja vendos që të japë mbështetjen e saj për ekstradimin. Kevin Garratts ka rrëfyer se as nuk e njeh dhe as se nuk ia ka dëgjuar ndonjëherë emrin Su Bin e di non avere idea di chi fosse al momento del suo arresto. Il canadese sarà accusato dalla Cina di essere a sua volta una spia e di aver sottratto importanti progetti di ricerca sulla difesa nazionale e su obiettivi militari.

Analiza

Prapa aferës Huawei mund të zhvillohet një operacion inteligjence i koordinuar nga “Five Eyes” për të demaskuar një aktivitet intensive spiunazhi kinez në dëm të industrisë dhe të mbrojtjes perëndimore. Të paktën 3 faktorët që e bëjnë arrestimin e drejtueses së Huawei një rast të ndjeshëm. Parasëgjithash sepse përfshin kompaninë më të rëndësishme teknologjike kineze, lidere botërore e tregut të dispozitivëve për telekomunikacionin dhe konkurrent kryesor tregtar i disa kompanive kryesore amerikane, e hedhur në biznesin e 5G dhe kandidate kryesore për zhvillimin e këtyre teknologjive në nivel global; së dyti sepse ndodh në kohë “lufte”, asaj tregtare midis dy fuqive që sot konkurrojnë për pozicionin e lidershipit politik dhe ekonomik; së treti, sepse përfshin të paktën një prej aleatëve të Shteteve të Bashkuara: Kanadanë.

Shtetet e Bashkuara, që u frikësohen reperkusioneve ndaj sigurisë kombëtare nëpërmjet kërcënimit që Pekini përfaqëson për kibernosigurinë, janë të preokupuar se mos kompania e Meng mund të përdorë smartfonët dhe dispozitivët elektronike për të kryer aktivitete spiunazhi teknologjik sin ë aspektin civil, ashtu edhe në atë ushtarak, dhe e kanë shkëshilluar përdorimin sidomos në aspektin qeveritar. Fushata e vëmendjes ndaj kompanive si Huawei dhe ZTE e avancuar nga Presidenti Trump gjatë 2018 ka qenë e justifikuar nga këto preokupime dhe nga informacionet e përhapura nga agjencitë kryesore e inteligjencës amerikane si CIA, FBI, NSA lidhur me aktivitetet e provuara të hakerëve kinezë, sidomos duke filluar nga korriku i këtij viti, që për momentin nuk e lidhin Meng me asnjë akuzë të drejtpërdrejtë. CFO-ja e Huaëei ishte arrestuar më 1 dhjetor për mashtrime. Specifikisht, pse kishte firmosur marrëveshje të fshehta me Iranin, duke vepruar në shkelje të sanksioneve tregtare kundër vendit. Deri më sot nuk janë zbuluar provat e depozituara për një përfshirjeje të Huawei në ndonjë operacion spiunazhi, por rasti bëhet gjithnjë e më kompleks sepse pikërisht ndaj Huawei edhe agjencitë austrialiane kanë shfaqur preokupime. Siç përcjell “South China Morning Post” më 6 dhjetor, David Vigneault, kreu i shërbimit të inteligjencës kanadeze, në diskutimin e tij të parë në publik me rastin e takimit të “Five Eyes” ka paralajmëruar nevojën e shpalljes së një kërcënimi emergjent për Kanadanë në zonat më delikate të inteligjencës artificiale dhe të 5G. “Askush, deklarohet në artikullin e “SCMP-së”, nuk kishte dyshim se po fliste për Kinën” dhe duket se një ndalim formal për Huawei dhe ZTE nga ana e Ottawa parashikohet brenda pak javësh. Kështu, Kanadaja do t’i shtohej listës së gjatë të vendeve perëndimore që e kanë ndaluar Huawei, midis të cilëve Australia, Zelanda e Re dhe Britania e Madhe.

Provat e spiunazhit kinez

Le të vijmë tek lajmi i shpërndarë nga Associated Press më 21 dhjetor i një aktakuze zyrtare nga ana e qeverisë amerikane ndaj dy hakerëve të supozuar kinezë, respektivisht Zhu Hua e Zhang Shillong, që vjen kështu pas një eskalimi të aferës  Huaëei në vazhdën e spirales mediatike dhe të kësaj kreshendoje të tensionit politik, dhe nxjerr në pah një dëshmi që Departamenti amerikan i Drejtësisë kishte shprehur tashmë në muajin tetor, duke depozituar një akt formal kundër funksionarëve dhe hakerëve të ndryshëm të inteligjencës kineze.

Siç përcillet nga revista “Wired US” dhe nga burime të ndryshme të BBC-dë, midis viteve 2011 e 2013 në Shtetet e Bashkuara fillohet të flitet publikisht për spiunazhin ekonomik kinez dhe në 2012 Keith Alexander, Drejtori i National Security Agency (NSA), e quan “transferimin më të madh të pasurisë në histori”. FBI-ja deklaron se ka interceptuar një numër të madh emailash dhe mesazhesh midis agjentëve kinezë, përmbajtja e të cilave do të ishte në gjendje që të jepte një imazh jashtëzakonisht të detajuar të funksionimit të brendshëm të një operacioni të tyre spiunazhi. Pavarësisht dëshmisë së sinjalizimeve të inteligjencës, Kina e mohon. Ka mundësi e udhëhequr nga interesa ekonomike, industria amerikane deklaron se nuk e dëshiron ndërhyrjen e qeverisë, e preokupuar se mos çdo veprim kufizues mund t’ia dëmtojë biznesin, por duke i nënvlerësuar rreziqet e sigurisë për vendin. Në fakt, vjedhjet kanë prekur një pjesë të madhe të industrisë ushtarake amerikane. Disa burime, midis të cilëve vetë Departamenti amerikan i Drejtësisë, e kishin denoncuar qysh në vitin 2012 një operacion të gjerë spiunazhi të kryer nga hakerë informatikë kinezë, me misionin e marrjes së detajeve të projektimit të pjesëve mekanike e përdorura në arsenalet amerikane, nga gjuajtësit tek mjetet tokësore, tek robotët, duke individualizuar si porositës të aksioneve Ministrinë e Sigurimit Shtetëror të Kinës.

Raportet midis Google dhe Huawei

Një prove akoma edhe me e qartë e asaj që është avancuar nga fushata antiHuawei wshtw raporti i Kongresit lidhur me vullnetin e Google për të zhvilluar një motor kërkimi për tregun kinez, një lajm I pritur jomirë nga Uashingtonit që zyrtarisht ka hapur një hetim për të sqaruar lidhjet midis kompanisë së “shtëpisë” dhe komnpanisë kineze. Në investigimet e fundit të shfaqura në mediat kombëtare amerikane anëtarë të Kongresit i bëjnë Sundar Pinchai, CEO i Google, pyetje të forta lidhur me funksionimin e dispozitivëve të pozicionimit të Google, duke treguar frikën se mos privatësia lidhur me të dhënat e përdoruesve mund të shkelet, duke demonstruar një preokupim të treguar dhe një dell të lehtë naiviteti. Por duke u kthyer tek Huawei, disa eksponentë politikë amerikanë në një letër qershorin e këtij viti të dërguar Pinchai, e firmosur nga senatorët republikanë Tom Cotton e Marco Rubio, nga kongresmenët republikanë Michael Conaway e Liz Cheney dhe nga demokrati Dutch Ruppersberg, ankoheshin për konsideratën e pakët të disa kompanive të mëdha kombëtare ndaj kërcënimit kinez, duke e ftuar Google të rikonsideronte raportet me kompaninë kineze. Senatorët kanë manifestuar një shqetësim të madh për zgjedhjen e Google që të mos e rinovijë me Shtetet e Bashkuara kontratën e Projektit “Maven”, inteligjencës artificiale të zbatuar tek dronët ushtarakë, duke theksuar lidhur me këtë nevojën e hapjes së një hetimi për shqyrtimin e raporteve midis kolosit kinez dhe Google, i akuuuzar se në një fare mënyre ishte e “anshme”. Domethënë prioritet kombëtar shmangia që kompanitë kineze të mund të kenë një pozicion pushteti ndaj rrjeteve amerikane të telekomunikacionit apo mbi dispozitivët ushtarakë të së ardhmes, duke ushtruar një kontroll të çfarëdoshëm mbi infrastrukturat delikate.

Konkluzione

Lufta tregtare kundër Kinës e ndërmarrë nga Trump, me mbështetjen e Kongresit dhe të Departamentit të Mbrojtjes, në fakt ka rivënë në diskutim edhe çështjen e kibernosigurisë, me tone jashtëzakonisht më të ashpra sesa qasja çtensionuese e mbajtur nga Obama, dhe ndaj objektivash mbi të cilat vështirë se kjo administratë mund të lejojë t’i anashkalojë. Duke e quajtur atë kineze si një prej fushatave me të mëdha të spiunazhit dhe të ndërhyrjes të ndodhur ndonjëherë, Shtetet e Bashkuara kanë përcaktuar kështi aspektin e kërcënimit kinez – të përmendur në National Security Strategy – si një rast i rrezikshëm ndërhyrjeje në punët e brendshme amerikane nëpërmjet një sistemi të gjerë vjedhjeje teknologjike që tregon shumë edhe për objektivat strategjikë e të dy kibernofuqive.

Akuza që sot shumë qeveri perëndimore i drejtojnë Pekinit është se është bërë një prej ekonomive më të avancuara të botës në pjesën më të madhe falë vjedhjes së pronësisë intelektuale të vendeve të tjera, me delokalizimin e sektorit të “kërkimit e zhvillimit” dhe ndarjen e detyruara të patentave. Aktivitetet e kibernospiunazhit janë pjesa e fshehtë e këtij aksioni, kryesisht i prirur për të vjedhur sekretet e industrisë ushtarake amerikane e perëndimore, midis aspekteve më të ndjeshme të shkeljes së sigurisë kombëtare. Gjermania që ka bërë biznes për vite me Pekinin, sot deklaron se ka mundësi që nuk do ta pranojë Huaëei në tenderin e ardhshme për caktimin e zhvillimit të teknologjisë 5G, në të cilin kompania kineze më parë jepej si favorite. Furnizuesi më i madh i rrjeteve mobile të Mbretërisë së Bashkuar ka njoftuar se do të pushonte së fabrikuari produktet kineze pak ditë pas arrestimit të Meng. Shtetet e Bashkuara, Australia dhe Zelanda e Re kanë deklaruar tashmë se nuk duan t’i përdorin aparaturat Huaëei për rrjetet mobile e gjeneratës së ardhshme. Çfarë do të ndodhë në të ardhmen? /Bota.al

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat