CES sjell veçoritë më të reja teknologjike

Teknologji

CES sjell veçoritë më të reja teknologjike

Më: 6 janar 2019 Në ora: 15:51
Panairi i madh i teknologjisë do të nisë më 8 janar dhe do të zgjasë tri ditë

“Consumer Electronics Show” është afër nisjes. Panairi i madh i teknologjisë do të nisë më 8 janar dhe do të zgjasë tri ditë.

Në Los Angeles, panairi i përvitshëm sivjet pritet të ketë disa pika kyçe ku do të fokusohen lansimet e prezantimet.

5G – rrjeti i ri pritet të jetë në epiqendër të panairit. Shumë vende po e testojnë tashmë këtë rrjet dhe CES mund të jetë arena e shfaqjes së veçorive kryesore të rrjetit më të ri.

Asistentët vitualë – pajisjet e reja që do të pushtojnë tregun do të jenë rivalët e “Amazon Echos” dhe “Google Home”, asistentët virtualë që po shijojnë rritje në tregun e Amerikës.

Automobilat elektrikë – tregu që pritet të bëjë bujën më të madhe në vitin 2019.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat