Acer prezanton laptopin e ri më të lehtë në treg

Teknologji

Acer prezanton laptopin e ri më të lehtë në treg

Më: 6 janar 2019 Në ora: 21:35
Kompania thotë se ky është njëri nga laptopët me peshë më të lehtë në treg.

Ashtu siç ka bërë vitin e kaluar, kompania e njohur tajvaneze, Acer, zbuloi sot laptopin e ri Swift 7 në panairin CES 2019. Laptopi i ri është shumë i lehtë, peshon vetëm 890 gramë. Kompania thotë se ky është njëri nga laptopët me peshë më të lehtë në treg.

Më e veçanta te Swift 7 është se ai vjen me sipërfaqen e ekranit prej 92 për qind, që nënkupton se skajet e tij janë më të holla për dallim nga gjenerata e kaluar. Me ekranin prej 14-inç FHD, ai është me të vërtetë një laptop që duket se ka një trup të një laptopi 13-inçësh.

Procesori që Acer Swift 7 përdorë është Intel Core i7-8500Y, një procesor 5W i dizajnuar për kompjuterët personal, shkruan neowin. Po ashtu, laptopi i ri vjen edhe me 16 GB (LPDDR3) RAM memorie dhe 512 GB memorie të brendshme, si dhe ofron mbështetje për teknologjinë “Thunderbolt 3” e cila përdoret për të transferuar të dhënat me shpejtësi deri në 40Gbps.

Gjithashtu, Swift 7 do të jetë në dispozicion nga muaji maj në Amerikën Veriore, duke filluar me çmim prej 1,699 dollarë; në Europë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë nga muaji prill me çmim prej 1,799 euro; si dhe në Kinë po ashtu nga muaji prill e me çmim prej 14,999 yen (1,916 euro).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat