Qualcomm pret 30 pajisje me rrjetin 5G më 2019

Teknologji

Qualcomm pret 30 pajisje me rrjetin 5G më 2019

Më: 10 janar 2019 Në ora: 07:26
Zëdhënësi i kompanisë

Gjatë konferencës në panairin e teknologjisë CES 2019, kompania e njohur e procesorëve, Qualcomm, ka thënë se është duke pritur që sivjet të vijnë mbi 30 pajisje mobile që mbështesin rrjetin 5G, ku shumica prej tyre do të jenë smartfonë.

Zëdhënësi i kompanisë tha që Qualcommi ka fituar shumicën e kontratave me prodhuesit e pajisjeve mobile që janë duke kërkuar zhvillimin e rrjetit 5G për 2019-ën.

Kjo mund të mos jetë shumë larg nga e vërteta pasi që Samsungu do të përdorë procesorët e Qualcommit për smartfonët e saj në SHBA, sepse procesori Snapdragon X50 përshtatet me shpejtësinë prej 2.5GHz, shkruan gsmarena.

Një gjë është e sigurt, 2019-ta do të jetë viti i smartfonëve 5G edhe pse teknologjia e re do të jetë në dispozicion fillimisht vetëm në disa shtete.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat