Gjermania paralajmëron Facebook të mos mbledhë të dhënat e përdoruesve

Teknologji

Gjermania paralajmëron Facebook të mos mbledhë të dhënat e përdoruesve

Më: 13 janar 2019 Në ora: 18:41
Foto ilustrim

Agjencia Gjermane e Konkurrencës ka në plan të vendosë ndalimin e grumbullimit të të dhënave nga Facebook.

Kjo agjenci, e cila ka hetuar punën e Facebook që nga viti 2015, ka zbuluar tashmë se ky rrjet social kryesor ka abuzuar dominimin e tij në treg për të mbledhur të dhëna për njerëzit pa dijeninë apo pëlqimin e tyre, raporton Reuters.

"Bild am zontag" shkruan se agjencia gjermane do të takohet me drejtues të Facebook për të diskutuar lidhur me hapat që duhet të marrë në javët e ardhshme.

Facebook ka hedhur poshtë pretendimet e agjencisë gjermane dhe njoftoi se do të vazhdojë të mbrojnë qëndrimet e veta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat